Irani reagon ndaj veprimeve armiqësore të perëndimit
(last modified Tue, 21 Jan 2020 07:42:27 GMT )
Janar 21, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj veprimeve armiqësore të perëndimit

Pas tërheqjes së jashtëligjshme dhe të njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018 dhe pas vendosjes së sanksioneve të gjera kundër Iranit, që më pas u shoqërua me mosveprimin dhe pasivitetin e anëtarëve të grupit 4+1 në zbatimin e zotimeve të tyre, Irani për një vit e gjysmë me strategjinë e tij të durimit u dha afat evropianëve që të zbatojnë zotimet e tyre.

Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Aktualisht trojka evropiane ka deklaruar aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, një proces që mund të bëhet shkak për dërgimin e dosjes bërthamore të Iranit në KS të OKB dhe rikthimin automatik të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Pikërisht kjo çështje shkaktoi reagimin e ashpër të Teheranit. Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje veprimet e paarsyeshme dhe të paligjshme të shteteve evropianëve ndaj marrëveshjes bërthamore, theksoi se në rast se dosja e Iranit kthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB, do të paraqitet dalja e Teheranit nga traktati NPT. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit ditën e hënë deklaroi se Teherani nëpërmjet rrugëve ligjore do të ndjekë vendimin e fundit të shteteve evropiane në lidhje me aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore. Republika Islamike e Iranit çështjen e metodës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e ka filluar në mënyrë zyrtare pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Zarif shtoi: "Irani tre letra i ka dërguar më 10 maj, 26 gusht dhe në nëntor të vitit 2018 për Federica Mogherinin, shefen e diplomacisë evropiane në atë kohë dhe në këto letra në mënyrë zyrtare ka deklaruar se në mënyrë zyrtare ka filluar metodën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve". Ministri i jashtëm i Iranit tha: "Republika Islamike e Iranit pas letrës së muajit nëntor, i ka dhënë kohë Bashkimit Evropian 7 muaj dhe në muajin maj të vitit 2019, ka filluar reduktimin e zbatimit të zotimeve të veta që gati dy muaj më vonë kishte efekt në veprim". Zarif duke thënë se Irani ka marrë pesë hapa për reduktimin e zbatimit të zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të marrë hap tjetër për reduktimin e zotimeve në marrëveshjen bërthamore, theksoi: "Në rast se evropianët kthehen në zotimet e tyre, atëherë edhe Irani ndërprenë reduktimin e zotimeve, mirëpo nëse evropianët do të vazhdon metodën e lojës politike të tyre, atëherë Republika Islamike e Iranit ka shumë mundësi të tjera të cilat mund t'i vendosë në zbatim". Me fjalë të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u është drejtuar evropianëve që të rishikojnë veprimet e tyre dhe të marrin vendim serioz për zbatimin e zotimeve përpara se çështja të kalojë një situatë më të ndjeshme dhe të rrezikshme.

Tags