Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij nga Omani
(last modified Wed, 22 Jan 2020 07:56:31 GMT )
Janar 22, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij nga Omani

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe homologu i tij nga Omani i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Teheran, kanë diskutuar mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Muhamed Xhavad Zarif, dhe Jusef bin Alavi, përkatësisht ministër i jashtëm i Iranit dhe ministër i jashtëm i Omanit ditën e martë diskutuan për marrëdhëniet vëllazërore, të kënaqshme dhe strategjike mes dy vendeve si dhe analizuan zhvillimet më të fundit në rajon. Ky takim u mbajt në kohën kur shefi i diplomacisë iraniane gjatë kthimit të tij nga vizita në Indi, ka qëndruar në Oman ku është takuar me shefin e diplomacisë së Omanit. Muhamed Xhavad Zarif, javën e kaluar pas vdekjes së mbretit Sulltan Kabus të Omanit ka shkuar në Oman dhe është takuar me mbretin e Hejtham bin Tarek.

Tags