Larixhani kritikon qëndrimin pasiv të Evropës përballë Amerikës
(last modified Tue, 04 Feb 2020 07:56:55 GMT )
Shkurt 04, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Larixhani kritikon qëndrimin pasiv të Evropës përballë Amerikës

Kryetari I parlamentit islamik të Iranit në takim me shefin e diplomacisë evropiane ka kritikuar shkeljen e zotimeve nga Amerika dhe pasivitetin e Evropës përballë Uashingtonit.

Ditën e hënë, kryetari i parlamentit islamik të Iranit Ali Larixhani, u takua me Josep Borrel shefi i diplomacisë evropiane i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Në këtë takim kryetari i parlamentit islamik të Iranit theksoi gatishmërinë e Teheranit për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të rajonit. Shefi i diplomacisë evropiane shprehu ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Brukselit për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe rajonale. Mënyra e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, etj., ishin ndër temat kryesore për të cilat biseduan Ali Larixhani dhe Josep Borrel. Shefi i sapo zgjedhur i politikës së jashtme të BE, gjatë vizitës së tij të parë në Teheran është takuar me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe me presidentin iranian.

Tags