Letra e ministrit të jashtëm të RII për sekretarin e OKB
(last modified Fri, 13 Mar 2020 08:42:28 GMT )
Mars 13, 2020 09:42 Europe/Tirane
  • Letra e ministrit të jashtëm të RII për sekretarin e OKB

Ministri i jashtëm i RII në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB ka kërkuar anulimin e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit, i cili aktualisht po përballet me virusin Korona.

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres tha se sanksionet e SHBA për tregtinë ligjore dhe parakushtet e fundit të zyrtarëve amerikanë për pengimin e shitjeve të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore kanë krijuar pengesa serioze për përpjekjet e Iranit në luftën kundër koronavirusit. Në letër, një kopje e së cilës u është dërguar shefave të të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe ministrave të jashtëm të të gjitha vendeve, ministri i Jashtëm iranian theksoi nevojën për heqjen e të gjitha sanksioneve ilegale dhe të njëanshme të SHBA-së në mënyrë që Irani të mund të përballej me epideminë e koronavirusit. Megjithë aftësitë shkencore të Iranit dhe përkushtimin e sistemit të tij shëndetësor për të luftuar përhapjen e koronavirusit, sanksionet amerikane kanë penguar përpjekjet e tij për të luftuar virusin, tha Zarif. Ai bëri thirrje për një ndalesë të menjëhershme të terrorizmit ekonomik të SHBA-së kundër popullit iranian dhe theksoi detyrën e OKB dhe vendeve anëtare për të përkrahur popullin iranian në kërkesën e tij për të hequr sanksionet e SHBA. Ministri iranian i jashtëm gjithashtu i bëri thirrje Guterres që të publikojë letrën si një dokument të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të OKB. Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 3276 persona të infektuar me virusin Korona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp deklaroi: "Në Iran, deri më tani janë regjistruar mbi 10.000 persona të infektuar me virusin Korona dhe nga kjo shifër 3276 persona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa për fat të keq kanë humbur jetën 429 persona si pasojë e kësaj sëmundje".  Vlen të theksohet se virusi Korona i cili filloi të përhapet nga qyteti Wuhan në Kinë, aktualisht është përhapur në mbi 120 vende të botës dhe ka infektuar rreth 126 mijë persona ndërsa ka marrë jetën e rreth 4600 personave në të gjithë botën. Për kontrollimin e virusit korona në botë është e nevojshme të ketë një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar në fushën e mjekësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave në kontrollimin e kësaj pandemie. Në këto kushte OKB ka përgjegjësi që t’i përgjigjet kërkesës së popullit dhe qeverisë iraniane për dhënien fund të politikave armiqësore dhe mizore të Amerikës me qëllim që e drejta për jetë e kombit iranian të mos bie viktimë e këtyre politikave.

Tags