Kryetari i parlamentit islamik të Iranit infektohet me virusin korona
(last modified Fri, 03 Apr 2020 14:44:31 GMT )
Prill 03, 2020 16:44 Europe/Tirane
  • Kryetari i parlamentit islamik të Iranit infektohet me virusin korona

Zyra e përgjithshme kulturore dhe e marrëdhënieve me publikun në parlamentin islamik të Iranit deklaroi se kreu i ligjvënësit iranian është infektuar me virusin korona.

Pas përhapjes së virusit korona, Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit ka marrë rezultatin e testit të virusit Covid-19 që ka dalë pozitiv. Larixhani aktualisht është në karantinë dhe proces kurimi, thuhet në njoftimin e zyrës së përgjithshme kulturore dhe të marrëdhënieve me publikun në parlamentin islamik të Iranit. Vlen të theksohet se deri tani në iran 16, 711 njerëz janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet ndërsa 3,160 kanë humbur jetën.

Tags