Përkujtim për të gjithë viktimat e armëve kimike
(last modified Mon, 29 Jun 2020 07:35:42 GMT )
Qershor 29, 2020 09:35 Europe/Tirane
  • Përkujtim për të gjithë viktimat e armëve kimike

Irani është një prej viktimave të përdorimit të armëve kimike. Mirëpo nuk do të jetë vonë dita kur qeveritë mbështetëse të regjimit të Sadamit do të kërkojnë falje përpara opinionit publik të botës për shkak të veprimeve të tyre të turpshme.

Më 28 qershor të vitit 1987 regjimi i Sadamit bombardoi qytetin Sardasht në Iranin Perëndimor duke përdorur bomba kimike. Në këtë sulm kimik, 120 iranianë ranë dëshmorë dhe më shumë se 8,000 njerëz u plagosën dhe u ekspozuan ndaj mbetjeve toksike vdekjeprurëse. Në këtë fatkeqësi, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dhe kompanitë të armëve kimike që u përkisnin politikanëve të tyre duke shitur të tilla armë kanë marrë përfitime të pista. Në këtë tregti të tmerrshme dhe anti-njerëzore, mijëra njerëz të pafajshëm ranë viktima të armëve kimike jo vetëm në Sardasht ose Halabçe në Kurdistanin Irakian, por edhe në shumë rajone ku u bënë luftëra të drejtpërdrejta ose indirekte. Më 28 qershor të vitit 1987, regjimi i Sadam Huseinit, pasi mori dritën jeshile të perëndimit sulmoi rajonin Sardasht me armë kimike duke lënë të  vrarë mbi 120 njerëz të thjeshtë. Pasojat që lë përdorimi i armëve kimike nuk kufizohen në një afat të caktuar pasi ato ndihen edhe pas shumë vitesh. Ndërkohë Irani për tu përballur me sulmet e mundhsme me armë kimike ka marrë masa parandaluese. Asistenti dhe këshilltari i lartë i komandantit suprem të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se forcimi dhe ngritja e gatishmërisë mbrojtëse për t'u përballur me kërcënimet e mundshme kimike, ambientaliste dhe ekoterroriste është një prej strategjive kryesore të mbrojtjes së Iranit kundër armëve kimike. Gjeneral Jahja Rahim Safavi, asistenti dhe këshilltari ushtarak i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ditën diele në konferencën kombëtare "Mbrojtja kundër sulmeve kimike", duke folur për bombardimet me armë kimike të qytetit kur'anor Sardasht të Iranit nga ana e ish-regjimit Ba'th të Irakut, deklaroi: "Ky krim është një ditë e zezë në historinë e Iranit. Përdorimi i armëve kimike nga ana e ish-regjimit Ba'th të Irakut është bërë me heshtjen e plotë të organizatave ndërkombëtare dhe me dritën jeshile të Amerikës dhe Evropës. Prandaj Sadam Husejni gjatë luftës imponuese kundër Iranit, 252 herë ka përdorur armët e ndaluara kimike kundër popullit të Iranit që si pasojë janë plagosur 8000 persona dhe janë vrarë 120 persona". Gjeneral Jahja Rahim Safavi thekspi: "Krijimi dhe zhvillimi i sistemit të unifikuar dhe inteligjentë për paralajmërim dhe vlerësimin e llojeve të kërcënimeve me armë kimike, biologjike dhe ambientaliste, në mënyrë serioze është pjesë e rëndësishme e programit të punës së organizatës së Iranit për mbrojtjes civile dhe mbrojtje kundër armëve kimike". OKB në një prej raporteve të saj ka përmendur ndihmën e vendeve perëndimore për pajisjen e Irakut me armë kimike dhe ka thënë: Iraku, armët e tij kimike i ka marrë nga 150 kompani gjermane, amerikane dhe angleze. Sipas këtij raporti, Iraku në vitin 1975 ka marrë pajisje dhe armatime nga 80 kompani gjermane, 24 kompani amerikane, 12 kompani angleze, disa kompani zvicerane, japoneze, italiane, franceze, suedeze, braziliane dhe argjentinase. Një prej kompanive amerikane në vitet 80 pasi ka marrë leje nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, i ka dërguar Irakut kampione të lëndëve biologjike dhe mikrobike të cilat mund të shumoheshin. Kompania petrokimike Philips që është degë e një kompanie ameirkane në Belgjikë, në vitin 1983 me porosi të një kompanie hollandeze ka dërguar lëndën e parë për prodhimin e lëndës toksike Mustard dhe në total ka porositur 500 ton lëndë TDG. 

Tags