May 27, 2024 12:10 Europe/Tirane
  • Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit: Marrëdhëniet e Iranit me të gjitha vendet islamike po zgjerohen

Duke deklaruar se marrëdhëniet e Iranit me të gjitha vendet islamike janë në zgjerim e sipër, ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Iranit tha se mejdani pa diplomaci është i dështuar dhe diplomacia pa mejdan është e pasuksesshme.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, Ali Bagheri, të dielën, në margjinat e ceremonisë së përkujtimit të Dëshmorëve të Shërbimit (Sejid Ebrahim Raisi dhe delegacionit shoqërues), duke folur në prani të gazetarëve për planet e aparatit diplomatik për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet arabe të rajonit, veçanërisht Bahrejnit, Jordanisë dhe Egjiptit, tha: "Marrëdhëniet e Iranit me të gjitha vendet islamike po zgjerohen. Edhe pse nuk kemi arritur ende nivelin e dëshiruar me disa vende islamike të rajonit, të dyja palët po përpiqen të përmirësojnë nivelin e marrëdhënieve brenda kornizës së mekanizmave për të cilat është rënë dakord".

Duke theksuar rëndësinë e parimit të koordinimit ndërmjet mejdanit dhe diplomacisë, Bagheri tha: "Mejdani pa diplomaci është i dështuar dhe diplomacia pa mejdan është e pasuksesshme".

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se politika e fqinjësisë së mirë është politikë strategjike e Republikës Islamike të Iranit dhe tha: "Ne e konsiderojmë politikën e fqinjësisë së mirë si të domosdoshme dhe kërkesë strategjike për stabilitetin dhe qetësinë në rajon, për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimet e gjithanshme".

Ajetollah Sejid Ebrahim Raisi, Presidenti i 8-të i Iranit Islamik, në pasditen e së dielës, më 19 maj, gjatë kthimit nga ceremonia e inaugurimit të Digës Kiz Kalesi për në qytetin e Tabrizit, pësoi një aksident ajror në rajonin Varzeghan të provincës Azerbajxhani Lindor dhe bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme Hossein Amir-Abdollahian dhe persona të tjerë që i shoqëronin arritën pozitën e lartë të dëshmorit.

 

Tags