Qershor 27, 2021 20:50 Europe/Tirane
  • Jemeni hedh poshtë raportin e OKB mbi krimet saudite kundër fëmijëve jemenas

Jemeni ka kritikuar edhe një herë Kombet e Bashkuara për standardet e dyfishta në lidhje me krimet e kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër fëmijëve jemenas.

"Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura në Jemen 2021" ishte titulli i raportit të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Ministria e Jemenit për të Drejtat e Njeriut, qeveria e Jemenit diskutoi raportin e OKB dhe se si duhet të mbrohen fëmijët. Ministria tha se raporti është plot pasaktësi dhe nuk mbështetet në asnjë hetim në terren, duke shtuar se raporti synon të legjitimojë krimet e luftës të Arabisë Saudite kundër fëmijëve jemenas. Që nga marsi i vitit 2015, Riadi ka kryer shkelje të shumta të ligjit ndërkombëtar duke përfshirë përdorimin e armëve të ndaluara ndërkombëtarisht në sulmet ajrore në Jemen, të cilat kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Përveç rrethimit të vazhdueshëm saudit që parandalon miliona jemenas nga marrja e ushqimit, ilaçeve dhe karburantit, sulmet ajrore saudite kanë vrarë gjithashtu më shumë se 4000 fëmijë jemenas, sipas organizatave të të drejtave të njeriut.

 

Tags