Nëntor 07, 2021 15:29 Europe/Tirane
  • BE kërkon kryerjen e hetimeve për vrasjen e fëmijës palestinez

Bashkimi Evropian ka kërkuar fillimin urgjent të hetimeve në lidhje me vrasjen e Muhamed Da’das, fëmijës 13 vjeçar palestinez, nga forcat ushtarake të Izraelit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Bashkimi Evropian me anë të një deklarate për media, ka deklaruar se është tronditur nga ky krim i cili është rezultat i përdorimit të vazhdueshëm dhe të papërshtatshëm të forcës vdekjeprurëse nga ana e ushtarëve izraelitë.

Bashkimi Evropian në vazhdim ka kërkuar urgjentisht fillimin e hetimeve në lidhje me këtë vrasje në mënyrë që të parandalohet përsëritja e krimeve të tilla ndaj fëmijëve palestinezë dhe të publikohen rezultat e këtyre hetime në kohën sa më të shpejtë që është e mundur. Mbrojtja e fëmijëve duhet të bëhet në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ditën e premte ka deklaruar se ky fëmijë palestinez është vrarë nga ushtarët e regjimit sionist kur ata hapën zjarr në drejtim të banorëve të fshatit Al-Tib në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Gjatë protestave të banorëve palestinezë të qytetit Nablos kundër zgjerimit të kolonive sioniste në këtë qytet, kanë shpërthyer përleshje mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe të rinjve palestinezë dhe këto përleshje po intensifikohen për çdo ditë e më tepër, sidomos gjatë ditëve të premte.

Tags