Prill 27, 2022 09:02 Europe/Tirane
  • Amnesty International: Franca duhet të riatdhesojë fëmijët francezë të ISIS nga Siria

Amnesty International i ka bërë thirrje presidentit francez që të riatdhesojë fëmijët francezë të grupit terrorist ISIS në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Amnesty International në një deklaratë të lëshuar të martën, nga qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron kërkoi të riatdhesojë 200 fëmijë francezë anëtarë të grupit terrorist ISIS, të cilët duhet të kthehen nga Siria pa asnjë vonesë. AI ka kërkuar që edhe vendet e tjera evropiane të bëjnë të njëjtën gjë. Amnesty International kritikoi sistemin gjyqësor francez, duke thënë: Disa vende evropiane kanë qenë në gjendje të ndjekin penalisht kriminelët e luftës nga radhët e qytetarëve të tyre në Siri, por ligji francez ende përmban ligje që kufizojnë rëndë fuqinë e gjykatave franceze. Franca nuk ka riatdhesuar fëmijët francezë nga Siria. Deri më tani, vetëm 35 fëmijë të ISIS, shumica e të cilëve kanë humbur baballarët, janë kthyer në Francë. Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në një raport theksoi, kjo sjellje e Francës është shkelje e të drejtave të fëmijëve. Vitet e fundit, grupi terrorist ISIS, me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist, ka kryer krime të panumërta brutale në Siri, Irak dhe shumë vende të tjera të botës.

Tags