Tetor 18, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Australia heq dorë nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

Autoriteti Autonom Palestinez ka përgëzuar vendimin e qeverisë australiane për të anuluar vendimin e administratës së mëparshme për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht kritikave të ashpra nga regjimi izraelit.

“Ne mirëpresim vendimin e Australisë në lidhje me Jerusalemin dhe thirrjen e saj për një zgjidhje me dy shtete në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar”, tha të martën në Twitter ministri i çështjeve civile të AAP Hussein al-Sheikh. Sheikh përshëndeti gjithashtu pohimin e Australisë se e ardhmja e sovranitetit mbi Jeruzalemin "varet nga zgjidhja e përhershme e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar". Gjatë një konference për media të martën, Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong tha se qeveria "e angazhon Australinë për përpjekjet ndërkombëtare në ndjekjen e përgjegjshme të përparimit drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Palestinës". Ajo shtoi se statusi i Jeruzalemit duhet të vendoset përmes bisedimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe jo përmes vendimeve të njëanshme. Kryeministri izraelit Yair Lapid kritikoi ndryshimin e politikës nga qeveria e qendrës së majtë të Australisë duke e vlerësuar si një "përgjigje e nxituar".

 

Tags