May 02, 2023 08:00 Europe/Tirane
  • Tel Avivi kryen sulm me raketa në Alepo/ 8  dëshmorë dhe të plagosur

Sulmi me raketa i regjimit sionist në qytetin e Alepos në Siri rezultoi me martirizimin e një personi dhe plagosjen e shtatë të tjerëve.

Kanali televiziv sirian Al-Akhbariya raportoi: Avionët luftarak të regjimit sionist sulmuan aeroportin ndërkombëtar të qytetit sirian Alepos dhe qytetin Al-Safira në periferitë jugore të Alepos. Sistemi i mbrojtjes ajrore siriane iu përgjigj këtyre sulmeve dhe kapi dhe shkatërroi një numër të madh raketash të lëshuara.  Si pasojë e këtij sulmi ajror, pista e aeroportit të Alepos është dëmtuar dhe aktiviteti i tij është ndalur. Në sulmin izraelit në aeroportin e Alepos, një ushtar ra dëshmor, shtatë persona, përfshirë dy civilë, u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan. Të shtunën në mëngjes, katër avionë luftarakë F-15 të Forcave Ajrore Sioniste nisën një sulm me raketa ndaj infrastrukturës civile në provincën Homs. Sulmi u krye nga Deti Mesdhe përmes pjesës veriore të Libanit. Këto sulme ajrore të regjimit izraelit janë në një kohë kur qeveria siriane i ka dërguar vazhdimisht letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar atyre të ndalojnë të tilla agresione. Në vitet e fundit, regjimi sionist me sulme ajrore ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe rajone të ndryshme të Sirisë, të cilat në shumicën e rasteve janë zmbrapsur nga reagimi në kohë i sistemit të mbrojtjes ajrore të Sirisë.

Tags