May 08, 2023 17:59 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist synon të ndërtojë më shumë se 1000 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor

Autoritetet e regjimit sionist kanë paraqitur tenderë për ndërtimin e më shumë se 1000 njësive të reja banimi për kolonët sionistë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinën e pushtuar.

Duke zgjeruar kolonitë sioniste në territoret palestineze, regjimi sionist kërkon të konfiskojë dhe vjedhë më shumë sasi të tokave palestinezë dhe të ndajë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe të ndajë zonat e tij nga njëra-tjetra, me qëllim që të konsolidojë pushtimin dhe të përfundojë ciklin e aneksimit dhe hebraizimit të të gjitha zonave palestineze.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, ministria e strehimit e regjimit sionist njoftoi se të gjithë tenderët e publikuar kanë lejet e nevojshme, duke përfshirë lejen e Yoav Gallant, ministrit të luftës, dhe shtoi se këto tendera janë për ndërtimin e me më shumë se 1000 njësi banimi.

Që nga takimi i Al-Akaba më 26 shkurt në Jordani, autoritetet e regjimit sionist kanë dorëzuar tenderët për ndërtimin e 1248 njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Lidhur me këtë, Vasil Abu Jusef, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), deklaroi: "Qeveria ekstremiste e regjimit sionist dëshiron të pengojë krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin e shenjtë si kryeqytet përmes ndërtimit të kolonive sioniste".

Sipas raportit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, rreth 700,000 kolonë sionistë jetojnë në 279 koloni sioniste në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në Kudsin e shenjtë.

Kjo është në kohën kur regjimi sionist u zotua të ndalojë ndërtimin e njësive të reja të banimit në tokat palestineze për katër muaj në takimet e Al-Akaba dhe Sharm el-Sheikh të mbajtura nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me pjesëmarrjen e Jordanisë dhe Egjiptit.

Tags