Qershor 20, 2023 17:04 Europe/Tirane
  • Vdes njëri prej të plagosurve në sulmin në Xhenin/ numri i të vrarëve arriti në 6 persona

Një nga palestinezët e plagosur në sulmin e forcave pushtues sioniste në Xhenin, ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Dje, të hënën, ushtarët sionistë nisën një sulm masiv kundër qytetit Xhenin të Palestinës me mjete të blinduara dhe armë të rënda. Si pasojë e këtij sulmi brutal, luftëtarët e rezistencës hynë në përleshje të drejtpërdrejta me forcat sioniste. Në sulmet sioniste ranë dëshmorë 5 palestinezë dhe të paktën 91 të tjerë u plagosën.

Qendra për Informim e Palestinës njoftoi se Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi të martën se Amxhad Aref Al-Xha'as, një qytetar palestinez i cili u plagos në sulmin e dhunshëm nga pushtuesit sionistë të hënën, vdiq për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Me martirizimin e këtij qytetari palestinez, numri i dëshmorëve të sulmit kriminal të regjimit pushtues sionist në Xhenin u rrit në 6 persona.

Është raportuar se gjatë këtij sulmi janë plagosur më shumë se 100 persona, 22 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Tags