Gusht 05, 2023 10:36 Europe/Tirane
  • Trajnime terroriste për 200 persona nga fronti al-Nusra në zonën e deeskalimit të Idlibit

Zv/Kreu i Qendrës Ruse të Pajtimit në Siri ka informuar për trajnimin e 200 terroristëve nga fronti al-Nusra në zonën e deeskalimit të Idlibit.

Gjenerali Fadem Collet, zëvendës i qendrës ruse të pajtimit në Siri, tha se Fronti Al-Nusra që nga 28 korriku ka trajnuar 200 terroristë në zonën e de-eskalimit të Idlib në veriperëndim të Sirisë. Collet shtoi se fronti al-Nusra për terroristët ofron trajnime në artileri, armatime, mjete shpërthyese, inxhinieri, zjarrvënie dhe trajnime snajperësh. Zv/kreu i Qendrës Ruse të Pajtimit në Siri deklaroi se terroristët kanë përdorur edhe dron dhe i kushtojnë vëmendje të veçantë kryerjes së operacioneve luftarake gjatë natës. Collet theksoi se komandantët rusë dhe sirianë rezervojnë të drejtën e tyre për të parandaluar dhe eliminuar kërcënimet e grupeve terroriste në zonën e deeskalimit në Idlib. Në fund të verës së vitit 2018, liderët e Moskës dhe Ankarasë arritën një marrëveshje në Soçi të Rusisë, gjatë së cilës Turqia premtoi të largonte ose çarmatoste terroristët e vendosur në këtë rajon pa gjakderdhje, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur dhe terroristët në këtë rajon në çdo kohë sulmojnë forcat ushtarake siriane ose bazën ruse rreth kësaj zone.

 

 

 

Tags