Gusht 28, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Palestina bën thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Autonom Palestinez bëri thirrje për ndërhyrje serioze ndërkombëtare për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve të regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Autonom Palestinez në një deklaratë u bëri thirrje autoriteteve të regjimit sionist që t'i japin fund veprimeve të tyre të njëanshme dhe të paligjshme. Zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kodsit të pushtuar kohët e fundit kanë përjetuar sulme masive dhe arrestime të shumta të palestinezëve. Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës gjithashtu dënoi marshimin provokues të kolonëve sionistë në pjesën e vjetër të Kdosit dhe ceremoninë e tyre dhe e konsideroi kabinetin ekstremist të kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, përgjegjës të drejtpërdrejtë dhe të plotë për agresionet e këtij regjimi. Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës bëri thirrje për ndërhyrje reale ndërkombëtare për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve dhe për të çmontuar bazat terroriste të kolonëve, si dhe për të ndaluar veprimet e njëanshme dhe të paligjshme të regjimit sionist.

Tags