Shtator 05, 2023 09:16 Europe/Tirane
  • Paralajmërime të njëpasnjëshme rreth përpjekjes së Amerikës për të ringjallur ISIS-in në zonat e pushtuara të Sirisë

Ditët e fundit, burimet lokale të lajmeve në Siri dhe Irak kanë raportuar vazhdimisht për përpjekjet amerikane për të ringjallur ISIS-in dhe grupet e tjera takfiriste duke shpëtuar të burgosurit e ISIS-it dhe duke i futur ata në koordinim më grupet e tjera takfiriste në Siri.

Lëvizjet e Amerikës në Irak, aktivizimi i grupit terrorist Fronti Al-Nusra, lëvizja e madhe e kolonës logjistike të ushtrisë amerikane në veri të irakut etj., janë shenja të faktit se Amerika po ringjall ISIS-in në rajon. Një burim i sigurisë irakiane uebsajtit Al-Malouma i tha: Arratisja e të burgosurve nga burgjet Al-Hasakah dhe Ghoyran është planifikuar nga SHBA dhe kryhet nga milicitë e QSD. Të arratisurit janë kryesisht komandantë të rangut të lartë të ISIS-it, shumë prej të cilëve janë dënuar me vdekje. Ditët e fundit, burimet e lajmeve në verilindje të Sirisë kanë raportuar për arratisjen e terroristëve të ISIS nga burgu; Kjo është përsëritur shumë herë në dy vitet e fundit dhe ka bërë që ky grup të marrë një jetë të re. Gjenerali Mike Eric Korilla, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, CENTCOM, më 21 gusht udhëtoi për në Siri dhe vizitoi kampet al-Hol dhe al-Ruj të vendosura në verilindje të Sirisë.  Prania e këtij komandanti të Centcom-it në kampin që është rezidenca e familjeve të DAESH-it, forcoi supozimet për përpjekjet amerikane për të ringjallur ISIS-in. Në të njëjtën kohë, "Jabar al-Maamori", kreu i Unionit të Dijetarëve Suni irakianë në provincën Diyala, ka paralajmëruar rreth përpjekjes së Amerikës për të trajnuar gjeneratën e katërt të ISIS në kampin al-Hol.  Kampi al-Hol, i cili strehon një popullsi të madhe anëtarësh dhe familjesh të grupit terrorist ISIS, ndodhet në verilindje të Sirisë dhe 10 kilometra nga kufiri me Irakun. Ekspertët besojnë se një nga arsyet e fuqisë relative të ISIS në rajonet lindore të Sirisë dhe kryerja e operacioneve terroriste në muajt e fundit, lidhet me arratisjen e elementëve të ISIS nga burgjet që janë nën kontrollin e milicisë kurde dhe të koalicionit amerikan. Raportet e disponueshme tregojnë se forcat amerikane kanë krijuar kampe trajnimi për grupet terroriste të lidhura me ISIS-in në lindje të Eufratit në Siri, veçanërisht në Bokmal dhe Deir Ezzor. Frika nga bashkimi ekonomik i Iranit, Irakut, Sirisë dhe Libanit, lehtësimi i sanksioneve dhe më e rëndësishmja, shndërrimi i zonave të konfliktit në autostrada ekonomike, janë ndër ato tema që kanë detyruar Shtetet e Bashkuara të ndërpresin kalimin në Bokmal. Amerika i ktheu forcat e saj ushtarake në Irak në vitin 2014 me pretekstin e luftimit të ISIS dhe pas zgjerimit të pranisë së ISIS nga Iraku në Siri, ajo zgjeroi praninë e saj në disa pjesë të tokave siriane, veçanërisht në zonat e saj të pasura me naftë. Tani ajo ka 28 baza ushtarake prej të cilave 4 janë baza logjistike në Siri, ku janë vendosur afro dy mijë forca ushtarake. Sipas ekspertëve, nëse ISIS ringjallet nga Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre në rajon, padyshim që do të jetë në dëm të Bashkimit Evropian, sepse një numër i madh i ISIS-it që jetojnë në kampin al-Hol kanë kombësi evropiane. Nëse ikja e anëtarëve të ISIS nga burgjet në zonat e pushtuara të Sirisë dhe Irakut vazhdon dhe gjenerata e katërt e ISIS del nga kampi Al-Hol, ata patjetër shpejt a vonë do të shkojnë në Evropë.

Tags