Shtator 06, 2023 11:56 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj hapjes së ambasadës sioniste në Bahrejn

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha: Kompromisi i disa qeverive islamike dhe shtrëngimi i  duarve të liderëve kriminel sionistë, nuk do ta shpëtojë këtë regjim të lëkundur nga rreziku i afërt i kolapsit.

 Nasser Kanani Chafi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, lidhur me vizitën e ministrit të Jashtëm të regjimit izraelit në Bahrein dhe hapjen e ambasadës së re të këtij regjimi në Manama, shtoi: “Ndërsa regjimi sionist, për shkak të krizës së brendshme të thellë dhe në rritje dhe zgjerimit të kundërshtimeve dhe kritikave nga qarqet dhe asambletë ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, ëhstë në pozitë dobësie, degjenerimi dhe kolapsi për shkak të krimeve të përditshme të këtij regjimi ndaj palestinezëve, çdo veprim kompromisi nga vendet islamike me regjimin pushtues të Kodsit, është në kundërshtim me përgjegjësitë njerëzore, morale dhe ndërkombëtare të këtyre vendeve për të mbështetur të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit sqaroi: Veprimet e pakta kompromisi të qeverive të vendeve islamike me regjimin pushtues të Al-Kods nuk kanë të bëjnë fare me dëshirat e kombeve të tyre gjë e cila u dëshmua nga zëri i popullit libian i cili u ngrit kundër veprimit të një zyrtari të këtij vendi. Kjo është një manifestim i thellësisë së urrejtjes së kombeve të rajonit ndaj regjimit uzurpues sionist. Zëdhënësi i sistemit diplomatik të Iranit theksoi: Fati i dështuar i planeve të shumta për pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve të disa vendeve të rajonit me regjimin sionist mund të jetë një mësim për të tjerët. Ambasada e regjimit sionist në Bahrein u hap të hënën me praninë e Eli Cohen, ministrit të Jashtëm të këtij regjimi dhe Abdul Latif al-Ziyani, ministrit të Punëve të Jashtme të Bahrejnit.

Tags