Shtator 06, 2023 11:56 Europe/Tirane
  • Sulm me artileri e ushtrisë siriane ndaj pozicioneve terroriste në Idlib

Ushtria siriane në disa sulme me artileri dhe raketa shënjestroi pozicionet e terroristëve në jug të Idlibit.

Grupi terrorist Al-Nusra Front, i cili ka pësuar gjithmonë disfata të njëpasnjëshme nga ushtria siriane dhe forcat e rezistencës islamike në rajone të ndryshme të vendit, është ende i pranishëm në zonat e deeskalimit në Siri dhe me mbështetjen e Turqisë ai vazhdon armiqësinë e tij. Sipas kanalit të lajmeve Al-Mayadeen, forcat e ushtrisë siriane janë përballur me grupet terroriste të mbështetura nga Turqia, bazat dhe vendet e grumbullimit të terroristëve të "Tahrir al-Sham" (Fronti Al-Nusra) dhe grupit terrorist "Partia Islame e Turkestanit” në periferitë jugore të Idlibit, duke i goditur ata me artileri dhe raketa.  Sipas këtij raporti, ushtria siriane ditët e fundit ka sulmuar pozicionet e terroristëve në veri dhe veriperëndim të Sirisë.  Të shtunën, forcat siriane shënjestruan bazat e terroristëve në fshatrat Kafarama dhe Kafartaal në periferinë perëndimore të qytetit Aleppo. Pozicionet e terroristëve në fshatrat Kansafra dhe Al-Fatirah në lartësitë e Al-Zaëiyah në periferi të qytetit Idlib gjithashtu janë vënë në shënjestër të zjarrit të artilerisë së ushtrisë siriane.  Mediat siriane shkruan se këta terroristë, veçanërisht grupet e varura nga grupi terrorist Jabhat al-Nusra në veri dhe veriperëndim të Sirisë, mbështeten nga Turqia.  Me gjithë protestat e përsëritura të Damaskut, forcat turke dhe amerikane nën pretendime të rreme vazhdojnë të pushtojnë pjesë të territorit sirian në veri dhe gjithashtu përpiqen të parandalojnë rikthimin e paqes duke formuar grupe terroriste të lidhura me to.

Tags