Shtator 07, 2023 21:08 Europe/Tirane
  • Hamas: Bahrejni thikë pas shpine Palestinës

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka dënuar vendimin e fundit të Bahrejnit për të lejuar hapjen e ambasadës izraelite në Manama si "një thikë pas shpine" për palestinezët.

Duke folur për uebsajtin e lajmeve Al-Araby Al-Jadeed, Mousa Abu Marzuk, nënkryetari i Byrosë Politike të Hamasit, paralajmëroi se ky vendim do të rrezikojë sigurinë e Bahrejnit. “Ne besojmë se çështja do të dëmtojë të ardhmen dhe sigurinë e Bahrejnit. Ne besojmë gjithashtu se kombi vëlla i Bahrejnit është kundër këtij vendimi”, tha ai duke shtuar: “Ky veprim nga qeveria e Bahrejnit është i barabartë me një thikë pas shpine ndaj kombit palestinez.” Izraeli hapi zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Manama gjatë një ceremonie të hënën ku morën pjesë ministri i jashtëm i regjimit sionist Eli Cohen dhe homologu i tij bahrejnas, Abdullatif bin Rashid Al Zayani. Abu Marzuk i kërkoi Riadit të ndalojë bisedimet e normalizimit me Tel Avivin pasi ato do të dëmtonin imazhin e mbretërisë saudite në botën arabe dhe islame. “Pushtimi është problemi ynë kryesor. Rezistenca do të vazhdojë deri në zhdukjen e këtij tumori kanceroz dhe dëbimin e pushtuesve nga toka palestineze, si dhe nga Libani dhe Siria”, tha ai.

 

Tags