Tetor 10, 2023 11:14 Europe/Tirane
  • Parashutistët palestinezë zbarkojnë në territoret e pushtuara

Forcat e rezistencës arritën të depërtojnë në territoret e pushtuara dhe një numër parashutistësh palestinezë zbarkuan në zonën Nahl Oz që ndodhet në lindje të Gazës.

Sipas rrjetit al-Mayadeen, në të njëjtën kohë, thuhet se forcat speciale të batalioneve Al-Kassem sulmuan vendbanimin sionist Kfar Saad. Sulmi u krye me forca nga toka dhe me parashutist nga ajri. Pasi depërtuan në këtë vendbanim ata u përplasën me ushtarët sionistë.  Sipas këtij raporti, forcat e Hamasit hodhën predha mortajash dhe raketa në rajonin Saad për të parandaluar përparimin e pushtuesve. Në të njëjtën kohë, mediat lokale raportojnë se sirenat e sulmit kanë rënë në vendbanimet sioniste "Alumim", "Nahl Oz", "Kfar Saad" dhe "Kfar Azza".  Televizioni i regjimit sionist konfirmoi depërtimin e forcave speciale al-Kassem në qytetin Kafar Saad dhe njoftoi përpjekjen e pushtuesve për t'u përplasur me ta. Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa", grupet e rezistencës palestineze në më pak se 8 orë lëshuan 5000 raketa të drejtuara me precizion dhe 100 dronë që shmangin radarët në objektet ushtarake dhe ekonomike të Izraelit në territoret e pushtuara dhe Kupola e Hekurt e sionistëve nuk arriti të kapte këto raketa.  Forcat palestineze të rezistencës nga e shtuna e kësaj jave filluan një operacion të madh të quajtur Stuhia Al-Aksa, i cili ka rezultuar në vdekjen e më shumë se 1,000 izraelitëve dhe plagosjen e më shumë se 2,000 të tjerëve.

Tags