Tetor 26, 2023 09:26 Europe/Tirane
  • Konsultimi i sekretarit amerikan të mbrojtjes me ministrin sionist të luftës në lidhje me Gazën

Të enjten në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së njoftoi konsultimin mes sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministrit të Luftës së Izraelit, Yoav Gallant, lidhur me zhvillimet e fundit në luftën në Gaza.

Sipas Al Jazeera, ndërsa regjimi sionist nuk ka lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës ose ka vepruar në mënyrë selektive, Pentagoni ka njoftuar se vlerëson rolin e Izraelit në lehtësimin e mbërritjes së autokolonave të ndihmave në Gaza. Sipas deklaratës së Pentagonit, pavarësisht dritës jeshile të SHBA-së ndaj Izraelit për të masakruar më shumë palestinezë, ai kërkoi garantimin e mbrojtjes së civilëve. Presidenti amerikan Joe Biden të martën në mëngjes në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu ka deklaruar edhe një herë mbështetjen e tij për regjimin e Tel Avivit. John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, të martën në mëngjes konfirmoi sulmet brutale të regjimit sionist për të vrarë njerëzit e Rripit të Gazës dhe pretendoi se Tel Avivi ka të drejtë të mbrohet dhe të shënjestrojë liderët e Hamasit. Këto mbështetje janë ndërkohë që çdo ditë regjimi sionist me armë perëndimore dhe veçanërisht amerikane, vret me dhjetëra civilë palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

Tags