Nëntor 05, 2023 20:35 Europe/Tirane
  • Metateksti i Stuhisë Al-Aksa, rezistenca dhe Lindja e Mesme e re

Nga Stuhia Al-Aksa deri te fjalimet dhe veprimet e strukturave të rezistencës në Iran, Liban, Palestinë, Irak dhe Jemen, një front i ri është vizatuar në këtë rajon dhe pika e konfliktit dhe dallimit midis faktorëve është rreth dy koncepteve "rezistencë" dhe "anti-rezistencë".

Agjencia e lajmeve Tasnim ka shkruar se Stuhia Al-Aksa dhe pozicionet dhe veprimet e forcave të rezistencës në Rripin e Gazës, nga Hamasi e deri te Xhihadi Islamik dhe Ansarullah në Jemen dhe Hezbullahu në Liban dhe rezistenca islamike në Irak, plus qëndrimet dhe veprimet e Republikës Islamike të Iranit, veçanërisht të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, janë grafiku i një kapitulli të ri në rajonin e Lindjes së Mesme, i cili kërkon një perceptim të ri rreth këtij rajoni.

Shfaqja e diskursit të rezistencës

Nga Stuhia Al-Aksa e deri te fjalimet dhe veprimet e strukturave të rezistencës në Iran, Liban, Palestinë, Irak dhe Jemen, është skicuar dhe vizatuar një front të ri në këtë rajon dhe kjo situatë ka përcaktuar pikën e konfliktit dhe dallimit midis grupeve dhe faktorëve rreth dy koncepteve "rezistencë" dhe "anti-rezistencë".

Në fakt, rezistenca është boshti i definicionit dhe përcaktimit të qëndrimeve të faktorëve, dhe forcat identifikohen ose në pjesën e frontit të rezistencës ose në anën tjetër.

Më parë, kishte ide që në mënyrë diskursive e ndanin rajonin në iranian dhe anti-iranian ose arabë dhe anti-arabë (Sadam Husejn si gjeneral i betejës së Kadisija-s në luftën e imponuar) ose shiitët përball anti-shiitëve (hëna shiite) ose rajoni i Lindjes së Mesme ndahej në frontin pro normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin përball frontit të kundërshtarëve të këtij procesi.

Por tani rezistenca dhe kundërrezistenca përcaktojnë dhe definojnë lojën e rajonit të Lindjes së Mesme dhe pozicionin e faktorëve, dhe dualiteti shiitët përball sunitëve apo Irani përball arabëve është diskredituar dhe tretur brenda vetes dhe aktualisht brenda frontit të rezistencës ndodhen iranianët dhe arabët, shiitët dhe sunitët nga Republika Islamike e Iranit e deri te Hamasi dhe Xhihadi Islamik dhe Hezbullahu i Libanit, të gjithë janë në të njëjtin front.

Fronti i rezistencës tani nuk është vetëm një ide, por një realitet para syve tanë, të cilin ngjarjet e tilla si Stuhia Al-Aksa-s dhe ngjarjet pas saj kanë çuar në realizimin e plotë të tij me të gjithë komponentët e mëposhtëm:

Unifikimi i Frontit të Rezistencës

Sipas fjalimeve dhe qëndrimeve dhe veprimeve të pjesëve të ndryshme të lëvizjes së rezistencës deri në fjalimin e ri të Sejed Hasan Nasrullah, mund të shohim një unitet të paparë në këtë front në përballje me frontin e antirezistencës që ka si qendër dhe bosht Amerikën dhe Izraelin, që është një pjesë dalluese e situatës së re të rezistencës në rajon.

Pjekuria politike në përballje me krizën

Çështja e tretë është pjekuria dhe racionaliteti politik i kësaj tendence në përballjen me krizën, gjë që mund të shihet në të gjitha pozicionet e frontit të rezistencës, nga lideri i Revolucionit Islamik të Iranit e deri te fjalimi i fundit i Sejed Hasan Nasrullah, në mënyrë që nuk vërehet asnjë deklaratë apo artikull që mund të përmblidhet titullin e gabimit apo rrëshqitjes strategjike dhe taktike. Kjo maturi ka vlerë të dyfishtë në një situatë krize.

Iniciativa e veprimit në të gjithë kohën nga ana e rezistencës

Një nga pikat kyçe të rëndësishme në çdo përballje është të kesh në dorë levën e iniciativës. Në këtë mënyrë ju jeni ai që planifikon rregullat e lojës dhe përcaktoni hapin tjetër. Që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa e deri më sot, të gjithë sytë kanë qenë në frontin e rezistencës për të parë se çfarë fletë dhe çfarë qasje të re dëshiron të sjellë në fushën e betejës. Ndjeshmëritë për fjalimin e Sejed Hasan Nasrullah dhe parashikimin e përmbajtjes së tij; janë ndër shembujt e kësaj situate të iniciativës në veprim dhe aktive të frontit të rezistencës, ndërkohë që në frontin e kundërt nuk ka një kapacitet të tillë dhe dora e palës tjetër është e zbrazur nga çdo lloj iniciative praktike.

Mobilizimi i opinionit publik në favor të rezistencës dhe kundër frontit kundërshtar

Që nga operacioni Stuhia Al-Aksa dhe veçanërisht pas krimeve të regjimit pushtues sionist, përfshirë krimet e luftës dhe gjenocidin kundër Rripit të Gazës, atmosfera e opinionit publik në rajon dhe në botë është në favor të rezistencës dhe kundër pushtuesit izraelit, dhe rrugët, universitetet dhe stadiumet e qyteteve të vendeve të ndryshme janë skena e deklarimit të këtij solidariteti publik me rezistencën palestineze, që vepron si një qendër e fuqisë dhe ushtron një presion të madh mbi frontin e kundërt në aspektin mendor dhe psikologjik.

 

Tags