Nëntor 19, 2023 19:12 Europe/Tirane
  • Ekipi i OBSH-së e përshkruan Spitalin al-Shifa të Gazës si 'zonë vdekjeje'

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Spitali Al-Shifa është bërë një "zonë vdekjeje" pasi një ekip vlerësimi humanitar vizitoi spitalin më të madh të Gazës dhe pa shenja granatimesh dhe të shtëna me armë.

Agjencia shëndetësore e OKB-së në një deklaratë të dielën tha se ekipi i udhëhequr nga OBSH, i cili përfshinte ekspertë të shëndetit publik, oficerë logjistikë dhe staf sigurie nga departamente të ndryshme të OKB-së, vizitoi Spitalin al-Shifa në Gazën veriore një ditë më parë.

Ekipi pa një varr masiv në hyrje të spitalit ku më shumë se 80 njerëz ishin varrosur atje, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

"Shenjat e granatimeve dhe të shtënave me armë ishin të dukshme. Ekipi pa një varr masiv në hyrje të spitalit dhe u tha se më shumë se 80 njerëz ishin varrosur atje," thuhej në deklaratë.

OBSH tha se situata ishte "dëshpëruese", me spitalin që në thelb nuk funksiononte si një strukturë mjekësore për shkak të mungesës së ujit të pastër, karburantit, ilaçeve dhe gjërave të tjera thelbësore.

Korridoret dhe mjediset e spitalit ishin të mbushura me mbeturina mjekësore dhe të ngurta, dhe pacientët dhe stafi shëndetësor shprehën frikë për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Agjencia e OKB-së tha se 25 punonjës shëndetësorë dhe 291 pacientë, përfshirë 32 foshnja në gjendje kritike, mbeten ende në al Shifa.

 

Tags