Dhjetor 24, 2023 20:02 Europe/Tirane
  • Delegacioni i lëvizjes Xhihadi Islamik mbërrin në Egjipt për negociata për armëpushim

Burime mediatike njoftuan mbrëmjen e sotme (e dielë) ardhjen e një delegacioni të lëvizjes palestineze të Xhihadit Islamik në Kajro si pjesë e negociatave për arritjen e një marrëveshjeje të re armëpushimi dhe shkëmbimin e të burgosurve me regjimin sionist.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një delegacion nga Lëvizja e Xhihadit Islamik nën kryesimin e Zijad Al-Nakhaleh, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjeje, mbërriti sot në Kajro. Al-Nakhaleh të mërkurën kishte thënë: Ne do të shkojmë në Kajro me një qasje të qartë, dhe kjo është ndalimi i agresionit dhe tërheqja e forcave armike nga Gaza dhe rindërtimi i saj.

Ai më tej deklaroi: Ky është pjesë e një procesi politik për të cilin bien dakord të gjitha partitë politike dhe kombëtare të Palestinës dhe lëvizja Hamas në krye të tyre.

Javën e kaluar , burimet e lajmeve kishin bërë të ditur se Ismail Haniyeh Zyra politike e lëvizjes Hamas ka shkuar në Egjipt dhe negociata të rëndësishme dhe serioze janë duke u zhvilluar për lirimin e të burgosurve, por marrëveshja nuk është e afërt.

 

Tags