Dhjetor 31, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Marrëdhëniet e jashtme nuk i kushtëzojmë me marrëveshjen bërthamore (JCPOA)

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk i shtyn interesat dhe marrëdhëniet e saj për çështjen JCPOA dhe zhvillimi i marrëdhënieve të balancuara me rajone të ndryshme gjeografike të botës është në rend dite.

Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, sot (e diel) në takimin me profesorët dhe studentët e universiteteve në provincën e Khorasanit Jugor, i cili u mbajt në Universitetin Birjand me fokus "shpjegimin e qasjes së politikës së jashtme të Qeverisë së 13-të” tha: Në fushën bërthamore, ne shpallëm gatishmërinë tonë për negociata diplomatike për të negociuar brenda kuadrit të vijave të kuqe të Republikës Islamike të Iranit, nëse palët e tjera janë të gatshme dhe respektojnë të drejtat e përcaktuara të Iranit dhe respektojnë angazhimet e tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane shtoi: Pikëpamja e regjimit hegjemonist ndaj Republikës Islamike të Iranit nuk ka ndryshuar dhe embargoja vazhdon, por ne kemi një tendencë inkurajuese në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me vendet e tjera të botës. Kanani gjithashtu tha: Politika e fqinjësisë nuk nënkupton domosdoshmërisht dhe vetëm forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje kufitare, por merren parasysh edhe marrëdhëniet me fqinjët rajonal. Sipas Kanani: Republika Islamike e Iranit ashtu si në të kaluarën ka ndjekur parimin e mbështetjes së lëvizjes së rezistencës në rajon dhe këtë vit ka ndërmarrë fushatën e mbrojtjes së të drejtave të saj themelore në mbrojtje të kombeve të shtypura dhe lëvizjeve të rezistencës e çlirimtare, duke përdorur të gjitha kapacitetet për të mbështetur popullin e shtypur të Palestinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha: Ne përdorëm kapacitetin e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut të kësaj organizate për të mbështetur seriozisht frontin e rezistencës dhe kombin palestinez. Kanani tha se Palestina është bërë objekt konsensusi mes vendeve arabe dhe islamike. Palestina është bërë një çështje e rëndësishme rajonale, islame dhe ndërkombëtare. Në fund, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi: Anëtarësimi i Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait u vu posaçërisht në axhendën e qeverisë së 13-të dhe me anë të  negociatave u hoqën pengesat e jashtme dhe të brendshme për anëtarësimin e Iranit në këtë strukturë të lartë shumëpalëshe.

Tags