Janar 29, 2024 08:30 Europe/Tirane
  • Operacionet raketore të rezistencës libaneze kundër pozicioneve të sionistëve

Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi se disa baza ushtarake të regjimit sionist janë shënjestruar gjatë operacionit raketor të këtyre forcave.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Forcat e Rezistencës Islamike të Libanit njoftuan se arritën të shënjestrojnë bazën Khurba Ma'ar që i përket ushtrisë së regjimit sionist duke gjuajtur 2 raketa Flaq-1. Gjithashtu, raportet e mediave raportojnë se baza sioniste Al-Rahab dhe rrethinat e saj janë shënjestruar nga raketa të fuqishme të rezistencës libaneze. Rezistenca Islamike e Libanit duke gjuajtur raketa Barkan shënjestroi gjithashtu pozicionet e Hadab Yarin dhe Barke Risha. Këto raketa kanë goditur pozicionet e objektivit me saktësi të lartë. Departamenti i informacionit për luftën e Hizbullahut të Libanit dje njoftoi: Për të mbështetur kombin e palëkundur palestinez në Gaza dhe për të ndihmuar rezistencën e tij të guximshme dhe fisnike, luftëtarët e rezistencës islame shënjestruan me raketa qendrën e grumbullimit të ushtrisë sioniste në kazermën Ramim dhe periferitë e saj.

Tags