Shkurt 11, 2024 19:49 Europe/Tirane
  • Dokumentet sekrete të Flotës së pestë të Marinës amerikane ranë në duart e hakerëve nga Bahrejni

Një grup hakerash nga Bahrejni njoftoi mbrëmjen e sotme (e dielë) hakerimin e arkivit të dokumenteve konfidenciale të Flotës së pestë të Marinës amerikane.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, grupi hakerues i Bahrejnit “Farik Al-Tufan” njoftoi sot përmes një deklarate në rrjetet sociale se ka hakuar arkivin e dokumenteve sekrete të Flotës së pestë të Marinës amerikane dhe ka marrë qindra dokumente të rëndësishme.

Dokumentet që ranë në duart e këtij grupi hakerësh përfshijnë qindra fotografi nga brenda bazës amerikane dhe harta të detajuara të saj në zonën "Al-Jafir" pranë kryeqytetit të Bahrejnit, Manama.

Në deklaratën e këtij ekipi hakerash, thuhet se ky operacion është kryer në mbështetje të kombit palestinez dhe rezistencës në Palestinë, Jemen, Liban dhe Irak.

Farik al-Tufan njoftoi gjithashtu se disa nga dokumentet e marra do t'ua dërgojë grupeve të rezistencës të Irakut, Jemenit, Bahrejnit dhe Libanit.

 

Tags