Shkurt 13, 2024 19:51 Europe/Tirane
  • Në bisedimet me Biden, mbreti i Jordanisë bën thirrje për një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm në Gaza

Pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden, Mbreti i Jordanisë Abdullah II ka bërë thirrje për një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm për t'i dhënë fund luftës aktuale në Rripin e rrethuar të Gazës, ndërsa Izraeli po përgatitet të nisë një ofensivë tokësore në qytetin jugor, Rafah.

Apeli i mbretit Abdullah erdhi pasi ai u takua me Biden në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa të dy udhëheqësit paralajmëruan kundër çdo sulmi tokësor izraelit në Rafah, ku ndodhen më shumë se një milion palestinezë të dëshpëruar.

“Ne nuk mund të përballojmë një sulm izraelit në Rafah. Është e sigurt që do të prodhojë një tjetër katastrofë humanitare", tha monarku jordanez, duke marrë fjalën pasi Biden foli i pari. "Ne nuk mund të qëndrojmë pasivë dhe ta lëmë këtë tragjedi të vazhdojë. Ne kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm tani, kjo luftë duhet të marrë fund”, shtoi mbreti i Jordanisë.

Mbreti Abdullah, vendi i të cilit strehon  më shumë se 2.3 milionë refugjatë palestinezë të regjistruar, ka kërkuar vazhdimisht një armëpushim të përhershëm për t'i dhënë fund luftës izraelite në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i ofensivës në Gaza, regjimi i Tel Avivit ka vrarë më shumë se 28,000 palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 68,000 të tjerë.

 

Tags