Shkurt 23, 2024 19:54 Europe/Tirane
  • Palestina kundërshton planin e Netanyahut pas luftës në Gaza

Autoriteti Autonom Palestinez ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë planin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për Gazën e pasluftës, duke vënë në dukje se plane të tilla janë të destinuara të dështojnë.

Zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmud Abbas, Nabil Abu Rudeineh, tha të premten se Gaza do të jetë vetëm pjesë e shtetit të pavarur palestinez me Kudsin si kryeqytet.

Ai shtoi se propozimi i Netanyahut ishte i destinuar të dështonte, ashtu si çdo plan izraelit për të ndryshuar realitetin gjeografik dhe demografik në Gaza.

"Nëse bota dëshiron siguri dhe stabilitet në rajon, ajo duhet t'i japë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe të njohë shtetin e pavarur palestinez me Kudsin si kryeqytetin e tij," vuri në dukje Abu Rudeineh.

Zyrtari i lartë palestinez theksoi se i ashtuquajturi plani i Netanyahut për Gazën synon të përjetësojë pushtimin e territoreve palestineze nga regjimi izraelit dhe të parandalojë krijimin e një shteti palestinez.

 

Tags