Mars 15, 2024 07:09 Europe/Tirane
  • Ensarullah: Objekt i sulmeve jemenase do të jenë edhe anijet izraelite në Oqeanin Indian

Zëdhënësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit paralajmëroi anijet e lidhura me regjimin sionist që udhëtojnë në Oqeanin Indian drejt Kepit të Shpresës së Mirë dhe njoftoi se edhe këto anije do të jenë në shënjestër të forcave të armatosura jemenase.

Sipas IRNA, Mohammad Abdusalam shkroi në rrjetin social X: Duke marrë parasysh agresionin e vazhdueshëm ushtarak kundër Gazës, theksojmë se Jemeni ka intensifikuar sulmet e tij ndaj anijeve izraelite në Oqeanin Indian dhe i pengon këto anije të kalojnë përmes Kepit të Shpresës së Mirë. Ai shtoi: Kompanitë e transportit të lidhura me regjimin izraelit duhet ta marrin shumë seriozisht përshkallëzimin tonë të sulmeve në Oqeanin Indian dhe të dinë se çdo anije e lidhur me regjimin është e pambrojtur ndaj raketave jemenase. Në muajt e fundit, në mbështetje të popullit të Gazës, forcat e armatosura të Jemenit kanë sulmuar disa anije të regjimit sionist ose anije që transportonin mallra për këtë regjim që po shkonin drejt territoreve të pushtuara në Detin e Kuq, Oqeanin Indian dhe ngushticën  Bab al-Mandab.

 

Tags