Mars 19, 2024 08:08 Europe/Tirane
  • Reagimi i Sanaa ndaj deklaratës së Këshillit të Sigurimit për operacionin e forcave jemenase në Detin e Kuq

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në përgjigje të deklaratës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për operacionin e forcave të armatosura të vendit në Detin e Kuq të martën në mëngjes theksoi: Ky operacion do të vazhdojë derisa të ndalet agresioni ushtarak i regjimit sionist në Gaza.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lëshuan një deklaratë të hënën në mbrëmje duke dënuar sulmet e forcave jemenase ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit shprehu keqardhjen për dënimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për operacionet e forcave të armatosura të vendit në Detin e Kuq dhe Detin Arab në mbështetje të Gazës. Më poshtë deklarata thotë: Theksojmë edhe një herë se operacionet e Jemenit në detin e Kuq dhe atë Arab janë të lidhura ngushtë me ngjarjet në Gaza. Ato nuk do të ndalet kurrë nëse nuk ndalet agresioni kriminal i sionistëve ndaj Gazës. Ministria e Jashtme e Jemenit shtoi: Është turp që Këshilli i Sigurimit nuk ka mundur të lëshojë një deklaratë për të dënuar vrasjet e përditshme që armikut izraelit kryen kundër fëmijëve dhe grave të Gazës për gati 200 ditë. Ministria e Jashtme e Jemenit njoftoi: Këshilli i Sigurimit duhej të pengonte dhënien e armëve amerikane për regjimin uzurpues sionist, i cili shkakton mijëra vdekje kundër popullit të Gazës.

Tags