Mars 31, 2024 21:03 Europe/Tirane
  • Protesta në Jordani kundër masakrës së popullit të Gazës dhe marrëveshjes së kompromisit

Në përgjigje të gjenocidit të vazhdueshëm kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës nga forcat e regjimit pushtues izraelit, mijëra jordanezë vazhdojnë demonstratat e tyre masive për të gjashtën ditë radhazi dhe tentojnë të sulmojnë ndërtesën e ambasadës sioniste në Aman dhe ta rrethojnë atë.

 

Kërkesat e jordanezëve nuk kanë ndryshuar që nga dita e parë e demonstratave në mbështetje të popullit të Gazës, ku më e dukshme është anulimi i marrëveshjes së kompromisit me regjimin okupator sionist dhe dëbimi i ambasadorit amerikan nga Amani.

Në sloganet e tyre, pjesëmarrësit dënuan gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës. Ata kërkuan gjithashtu mbylljen e ambasadës izraelite dhe u përpoqën të arrinin te godina e ambasadës izraelite, por forcat e sigurisë i penguan.

Pavarësisht nënshkrimit të të ashtuquajturës marrëveshje paqeje midis Jordanisë dhe Izraelit në vitin 1994, shumica dërrmuese e jordanezëve janë kundër normalizimit me Izraelin nga aspekti politik, ekonomik dhe i sigurisë.

 

Tags