Prill 19, 2024 08:58 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist është i shqetësuar për urdhër-arrestin ndaj Netanjahut

Kabineti i regjimit sionist mbajti një mbledhje urgjente për të shqyrtuar mundësinë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të lëshojë një urdhër arresti për Netanjahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për shkak të gjenocidit në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar "Channel 12" të TV sionist, ekziston një shqetësim në Izrael se gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë mund të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar kundër zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin e Regjimi sionist, Benjamin Netanjahu. Netanjahu mbajti një takim urgjent për të shqyrtuar mundësinë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të lëshojë një urdhër arresti për të dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për shkak të luftës në Gaza. Kryeministri i regjimit sionist, duke thënë se Izraeli po përballet me një kërcënim ekzistencial, bëri thirrje për unitetin e forcave të brendshme për t'u përballur me rreziqet. Pas ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kjo gjykatë në një vendim i kërkoi regjimit sionist të marrë masa për parandalimin e gjenocidit në Rripin e Gazës.

 

Tags