Prill 20, 2024 21:13 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite pranon se 10 ushtarë të saj u plagosën në Tulkarem

Njëkohësisht me intensifikimin e përleshjeve në Tulkarem në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite pranoi këtë të shtunë, më 20 prill, se 10 ushtarë të saj ishin plagosur.

Sipas Al Jazeera, zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se 10 ushtarë të regjimit u plagosën gjatë përleshjeve në Tulkarem.

“Tetë pjesëtarë të ushtrisë dhe dy pjesëtarë të rojeve kufitare u plagosën në këtë betejë”, shtoi ai.

Sipas kanalit libanez al-Mayadeen, ushtria e regjimit pushtues pretendoi gjithashtu se 10 palestinezë ishin vrarë në 48 orët e fundit që nga fillimi i operacionit ushtarak në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem.

Që nga mbrëmja e së enjtes, pas sulmit të ushtarëve izraelitë në kampin Nur Shams që ndodhet në lindje të Tulkarem, kanë ndodhur përleshje të dhunshme mes luftëtarëve palestinezë dhe ushtarëve të regjimit sionist.

 

Tags