May 04, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite kreu një tjetër krim të tmerrshëm në Tulkarem

Lagja Deir al-Ghosoun, në veri të qytetit Tulkarem, dëshmoi një krim të ri të kryer nga forcat e regjimit izraelit, të cilët vranë brutalisht të paktën 5 palestinezë gjatë një rrethimi të një shtëpie banimi.

Mëngjesin e kësaj të shtune, më 4 maj, pas 4 orësh rrethimi të një shtëpie banimi në Deir al-Ghosoun, që ndodhet në veri të Tulkarem në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë e shkatërruan atë duke përdorur ekskavatorë. Gazetari i Radios së ushtrisë izraelite njoftoi pasditen e kësaj të shtune se nga kjo godinë ishin nxjerrë trupat e 5 palestinezëve.

Burime të informuara lokale njoftuan se forcat e regjimit pushtues u tërhoqën përfundimisht nga Deir al-Ghosoun pas 15 orësh rrethimi, pas të cilit trupi i një palestinezi pa kokë u gjet në brendësi të ndërtesës së shkatërruar.

Një nga videot e publikuara në rrjetet sociale tregon gjithashtu se ushtarët izraelitë qëlluan dy të rinj palestinezë që po përpiqeshin të dilnin nga rrënojat e kësaj shtëpie, duke i vrarë të dy.

Pushtuesit sionistë akuzuan të rinjtë e pranishëm në këtë shtëpi për të shtëna me armë zjarri nëntorin e kaluar në hyrje të fshatit Beit Lid, në lindje të Tulkarem, që rezultoi me vdekjen e një ushtari izraelit.

 

Tags