May 07, 2024 09:49 Europe/Tirane
  • Rezistenca islame e Irakut kryen katër sulme brenda pak orëve në bazat e regjimit sionist

Rezistenca Islamike e Irakut mëngjesin e së martës njoftoi për sulmin e katërt në orët e fundit ndaj një baze ushtarake të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Sipas Al-Alam, ky grup duke publikuar një deklaratë njoftoi: Për të vazhduar përballjen me pushtuesin sionist dhe për të ndihmuar banorët e Gazës dhe si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së civilëve palestinezë nga sionistët, muxhahidët tanë me një dron sulmuan bazën ajrore të regjimit pushtues izraelit Shiza në rajonin Eilat. Ky është sulmi i katërt në territoret e pushtuara në më pak se 12 orë. Pak orë më parë, baza në Golanin e pushtuar, baza izraelite në Yohantan në veri të Palestinës së pushtuar dhe baza ajrore izraelite në portin Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar, ishin në shënjestër të këtij grupi të rezistencës irakiane. Në 200 ditët e fundit që nga stuhia Al-Aksa, Rezistenca Islamike irakiane ka kryer 243 sulme në 90 objektiva në Irak, 65 sulme ndaj objektivave në territoret e pushtuara dhe 88 sulme ndaj objektivave në Siri. Në operacionet e kaluara në territoret e pushtuara, Grupi i Rezistencës Islamike të Irakut kishte paralajmëruar se nëse regjimi sionist vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ajo do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi.

Tags