Seyyed Hassan Nasrullah nga lindja deri në luftën kundër ISIS dhe Izraelit + foto
(last modified 2024-10-16T07:41:44+00:00 )
Tetor 16, 2024 09:41 Europe/Tirane
  • Seyyed Hassan Nasrullah nga lindja deri në luftën kundër ISIS dhe Izraelit + foto

Pars Today- Seyyed  Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, u martirizua të premten në një sulm brutal nga sionistët në periferi të Bejrutit, pas një lufte të gjatë për çlirimin e Libanit dhe Palestinës.

Dëshmori Seyed Hassan Nasrullah ishte sekretari i tretë i përgjithshëm i Hezbollahut në Liban dhe një nga themeluesit e tij në vitin 1982.

Pas martirizimit të Seyyed  Abbas Mousaviut (dëshmor: 1992), Sekretarit të dytë të Përgjithshëm të Hezbollahut nga regjimi sionist, ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i kësaj lëvizjeje.

Hezbollahu i Libanit u bë një fuqi rajonale gjatë kohës së Seyyed Hassan Nasrullah dhe ishte në gjendje ta detyronte Izraelin të tërhiqej nga Libani në vitin 200 pas kryerjes së operacioneve të shumta.

Ai ishte një personalitet që Imam Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik, e ka përmendur si një muxhahid të madh, udhëheqës dhe flamurtar të rezistencës.

Në këtë artikull nga Pars Today, ne do t'i hedhim një vështrim biografisë së Seyyedit të Rezistencës Seyyed Hasan Nasrullahut:

Foto nga fëmijëria dhe rinia e Seyyed Hassan Nasrullah

Jeta, lindja dhe familja

Seyyed  Hassan Nasrullah, një nga figurat e njohura të Libanit dhe të botës, ka lindur më 31 gusht 1960 në një nga lagjet në lindje të Bejrutit.

 Ai ishte fëmija më i madh në mesin e nëntë fëmijëve të familjes.

 Babai i tij "Seyyed Abdul Karim" dhe nëna e tij "Nahdia Safiuddin" ishin nga fshati "Bazourieh" në periferi të qytetit Tiri në jug të Libanit, të cilët kishin migruar në Bejrut.

Foto nga fëmijëria dhe rinia e Seyyed Hassan Nasrullah

 

Në prill të vitit 1975, Seyyed  Hasan Nasrullah u shpërngul me familjen nga fshati Bazourieh, vendlindja e babait të tij dhe vazhdoi shkollën e mesme në qytetin e Tirit. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, me inkurajimin e Seyyed  Muhammed Gharaviut, imamit të qytetit të Tirit dhe njërit prej miqve të dëshmorit Seyyed  Muhammed Baqer Sadr (jurist dhe mendimtar irakian kundër regjimit të Baathit të Irakut), ai emigroi në Naxhaf për të studiuar shkencat fetare. Seyyed  Muhamed në një letër e prezantoi Seyyed  Hasanin me dëshmorin Sadr.  Martiri Sadr gjithashtu e caktoi dëshmorin Seyyed  Abbas Mousavi për të monitoruar studimin shkencor dhe për të përmbushur nevojat e Seyyed  Hassan Nasrullah.

Në vitin 1978, Seyyed  Hasan mbaroi studimet paraprake te shkollës fetare dhe pas dy vitesh qëndrimi në Naxhaf, u kthye në Liban për shkak të presioneve të regjimit Baath të Irakut. Me themelimin e shkollës Imam Montazer në Baalbek në vitin 1979, ai vazhdoi mësimet e shkollës fetare dhe njëkohësisht filloi të jepte mësim. Seyyed  Hasan Nasrullah u martua me Fatima Jasin në vitin 1978 në moshën 18 vjeçare dhe rezultati i kësaj martese ishin 4 djem dhe një vajzë.

Fëmija i tij i parë, Seyyed Hadi, u martirizua gjatë një konflikti me ushtarët izraelitë në jug të Libanit në vitin 1997, kur ai ishte 18 vjeç.

Një foto e Seyyed  Hassan Nasrullahu pranë djalit të tij dëshmor Mohammad Hadi

Veprimtaritë shoqërore dhe politike

Seyyed  Hasan Nasrullah u fut në veprimtarinë politike që në vitet e para të rinisë së tij.

Ai iu bashkua politikës për shkak të interesimit të tij për Imam Musa Sadr, një nga dijetarët dhe intelektualët e Ehl-i Bejtit i cili emigroi nga Irani në Liban dhe ishte themeluesi i Asamblesë Supreme të Shiitëve Libanez dhe lëvizjes Amal.  Imam Musa Sadr ishte një nga teoricienët në fushën e bashkëjetesës së feve dhe sekteve.

 Seyyed  Hasan, së bashku me vëllain e tij Seyyed  Hossein, u bënë kreu i lëvizjes Amal në zonën Bazourieh. Një lëvizje që u krijua për të mbrojtur popullin e Libanit dhe për t'u përballur me regjimin izraelit. Pas sulmit izraelit në Liban në vitin 1982, Seyyed Hassan Nasrullah, së bashku me një grup tjetër klerikësh, u ndanë nga organizata Amal dhe me synimin për një luftë më aktive themeluan Hezbollahun në Liban si një lëvizje çlirimtare anti-sioniste.

Nga viti 1982 deri në vitin 1992, Seyyed  Hassan Nasrullah i përqendroi aktivitetet e tij tek Hezbollahu. Përveçse në këshillin qendror të lëvizjes, ai ishte përgjegjës për përgatitjen e forcave të rezistencës dhe ngritjen e njësive ushtarake për të lufutar pushtimin e Libanit nga regjimi sionist. Një kohë ishte zëvendës i “Ibrahim Amin al-Sayed” (kreu i Hezbollahut në Bejrut) dhe për një kohë ishte zëvendës ekzekutiv i Hezbollahut.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit

Seyyed  Hassan Nasrullah, pas martirizimit të Sejed Abbas Mousaviut, Sekretarit të dytë të Përgjithshëm të Hezbollahut nga regjimi sionist, u zgjodh në krye më 13 shkurt 1992

 Ai ishte 32 vjeç kur u pranua si sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut.

Një foto e dëshmorit Nasrullah pranë dëshmorit Seyyed  Abbas Mousavi

Gjatë kohës së Sekretarit të Përgjithshëm nga Seyyed Hassan, Hezbollahu i Libanit arriti shumë fitore kundër regjimit sionist dhe grupeve terroriste e takfiriste, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin çlirimi i jugut të Libanit në vitin 200, lufta 33-ditore në vitin 2006 dhe eliminimi i kalifatit së rremë të ISIS në Irak dhe Siri me Bashkëpunimin e Dëshmorit Solejmani, ish komandanti i Forcave Kods.

 Për këtë arsye, ai është quajtur Seyyedi i Rezistencës.

Gjithashtu, për shkak të rezistencës së tij dhe fitoreve të shumta kundrejt Izraelit, ai u prezantua si figura apo lideri më popullor në botën arabe dhe islame në këtë shekull.

Një foto e takimit të dëshmorit Nasrullah me Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik
Një foto e dëshmorit Nasrullah pranë dëshmorit gjeneral Haxh Kassem Solejmani


Atentate të pasuksesshme

Seyyed  Hassan Nasrullah sionist gjatë viteve të tij në detyrë u përball disa herë me kërcënime terroriste nga regjimi.

Disa nga këto atentate për vrasjen e tij janë:

Atentati për helmimin e tij  me ushqim 2004

Bombardimi i shtëpisë së tij të banimit nga avionët izraelitë 2006

Shpërthimi i ndërtesës ku mendohej se ishte i pranishëm Seyyed Hassan Nasrullah nga avionët izraelitë 2011

Më në fund, ky Luftëtar i madh ra dëshmor të premten në sulmin terrorist të regjimit sionist në Bejrut.

 

Tags