Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  4
(last modified Sat, 13 Jul 2024 18:32:01 GMT )
Korrik 13, 2024 20:32 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  4

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Xheun ibn Huvej.

Me emrin e Zotit!

Xheun: Më kapi dorën dhe më merr me vete përpara. E kam fjalën për Imamin, Imam Husejnin (a.s.)! Unë po shkoja me të me shumë pyetje dhe i heshtur i heshtur. Ai u ndal në një qoshe të kësaj shkretëtire të gjerë. Më vështroi mua dhe më tha: "Nëse qëndron në Qerbela, ke për të rënë i vrarë në tokë, prandaj ik e ktheu! Xheun ti je i lirë! Ti erdhe me ne që të arrish në një mirëqenie më të mirë dhe në lumturi, prandaj mos e u zhyt në vështirësitë me të cilat përballemi ne."

I ngula sytë në tokë. Heshta dhe më kaploi një mërzi e madhe.

Jam përmalluar...

Xheun bin Huvej ishte një skllav me ngjyrë të cilin Ebu Dharri, shoku besnik i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. e kishte blerë dhe e kishte liruar nga prangat e robërisë. Ai, pas vdekjes së Ebu Dharrit, bëri besëlidhje me familjen e Aliut (a.s.) dhe e ka shoqëruar atë gjithmonë.

Xheun: Ebu Dharri më kishte dhënë mua një premtim! Ai më kishte premtuar! Unë në jetën time nuk kam njohur ndonjë person më të sinqertë se Ebu Dharri. Edhe ju dijeni se Ebu Dharri nuk fliste dhe nuk vepronte, përveç të vërtetës dhe të drejtës. Ebu Dharri më ka dhënë një premtim mua.

-"Xheun! Të pret një e nesërme e madhe dhe e madhërishme. Një shkretëtirë me plot vrasje dhe etje! Mos kurse kurrfarë mbështetje dhe sakrifice në rrugën e nipit të Profetit të nderuar të Islamit."

Ky premtim, ishte amaneti i Ebu Dharrit. Tani unë kam mbërritur në Qerbela. Në moshën time të mesme.

Po qëndroj përballë nipit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. për të mbajtur dhe zbatuar një amanet që më rëndon mbi supe, por tani ai më ka liruar nga prangat e robërisë dhe më thotë: "Mos qëndro dhe shko..."

Xheuni kishte mjeshtëri në prodhimin dhe riparimin e armëve. Natën e Ashurasë kishte ngritur një tendë të veçantë për vete në të cilën mprihte shpatat e shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.) dhe i bënte të shkëlqenin. Aroma e parajsës kishte shpërthyer në shpirtin e Xheunit. Kjo aromë i kishte dhënë një gjendje të çuditshme ku njëkohësisht ishte i qetë dhe i paqetë, i durueshëm dhe i padurueshëm.

Xheun: "Unë që në çdo pasqyrë apo në çdo reflektim të fytyrës time që bëhet në një ene me ujë të pastër, nuk kam parë asgjë tjetër përveç ngjyrës së zezë. Për veten e kam fjalën. Për veten që jam i zi dhe pa prejardhje të fisshme. Shikoj rreth e rrotull vetes.

Të gjithë i japin lamtumirën familjes së tyre, ndërsa unë...Të gjithë kanë diçka për të thënë me njëri-tjetrin dhe lutën për durim dhe forcë në betejën e luftës, ndërsa unë...Krahët e tyre janë të hapur për përqafime të ngrohta me njëri-tjetrin, japin zemër e kurajë, japin e marrin kurajë, kurse unë...

O Husejn! Më jepni leje të dal në fushëbetejë! Më lejo që ta shoh një herë veten në pasqyrë faqebardhë! Jep leje që një rob i zi të dalë në fushëbetejën e luftës së të mirës me të keqen dhe të mbrojë dashamirësinë tënde dhe të babait tënd. Më jep leje në mënyrë që ta dinë të gjithë se në rrugën tënde nuk ekziston diskriminim që për shkak të ngjyrës dhe racës, të largojnë mbrapa njeriun e të mos e pranojnë. Më lejo të bërtas në mes të betejës që gjyshi yt, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka motivuar me këtë fjali: "Vlera e një personi matet në bazë të devotshmërisë ndaj Allahut. Në bazë të sinqeritetit, diturisë, trimërisë..."

Imam Husejni (a.s.) dha pëlqimin e tij që Xheuni të dalë në fushëbetejën e luftës. Ai e përkëdheli atë. I shtrëngoi dorën dhe e nisi për në fushëbetejë. Xheuni luftonte si luftëtarët me përvojë dhe i rrëzonte në tokë një nga një shpirtzinjtë e ushtrisë së mosbesimit.

Xheuni kishte arritur aspiratën e tij. Këtë që të thoshte me zë të lartë fjalët e zemrës së tij dhe t'i habiste të gjithë në Qerbela.

Xheun: "O pabesimtarë! Si ju duket goditja e shpatës së një të ziu? Luftoj për nipin e Muhamedit me shpatë të zhveshur dhe e mbroj atë me gjuhë e duar sepse jam me shpresë për parajsën dhe Ditën e Kiametit".

Disa çaste më vonë, mbizotëroi heshtja. Xheuni ishte shtrirë në tokë dhe në zemrën e tij buzëqeshte i kënaqur.

Xheun: Në shikimin tim nuk kishte errësirë. Nuk i kushtoja vëmendje asnjërit prej ushtarëve të mallkuar që më qëndronin mbi kokë. Në atë çast e kujtova Ebu Dharrin. Amaneti i tij...Tani e shoh veten në Ditën e Kiametit kryelartë dhe faqebardhë përball tij. Ai më buzëqesh mua dhe unë atij...

Imam Husejni (a.s.) arrti pranë Xheunit. U ul dhe ia vuri kokën në prehër. Lotët dhe buzëqeshja e kapluan njëkohësisht. Imam Husejni (a.s.) u lut për të: "O Zot! Zbardhja fytyrën! Bëja të bukur aromën e tij dhe ringjalle me Muhamedin dhe Familjen e Muhamedit s.a.v.s.!"

Imam Husejni (a.s.), nga qielli e ktheu shikimin tek ai dhe i tha: "Xheun! Pas pak do të mbërrish në parajsë. Përcilli selamin tim Profetit të nderuar! Edhe unë së shpejti do të bashkohem me ju!"

Xheun: "Mbeta unë, amaneti i ri dhe rruga për në parajsë...Le të bashkohem me Profetin që të dal kryelartë edhe në zbatimin e këtij amaneti!"

 

Tags