Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  5
(last modified Sun, 14 Jul 2024 18:21:06 GMT )
Korrik 14, 2024 20:21 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  5

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Muslim bin Ausaxhe.

Me emrin e Zotit!

Në vazhdimit do të njihemi me gjendjen e Muslim ibn Ausaxhe në ditën e Ashuras.

Muslim ibn Ausaxhe: Jam i lodhur... I lodhur... Sikur po ma marrin frymën e fundit, sa herë që më kalon në mendje ai moment, tund kokën dhe them me keqardhje: Ah sikur të kisha dikë të më ndihmojë! Ah sikur të kisha kohën në duart e mia! Do të isha kthyer dhe do ta kisha fshirë nga e shkuara të gjithë atë që ka kaluar. O Zot! Ah sikur të mund të njiheshin njerëzit! Ah sikur të mund të njiheshin këta zemërgurë që veshin rrobat e njerëzve të pambrojtur, para se të shkaktojnë një tragjedi dhe të arrijnë qëllimin e tyre të ndyrë! Ah sikur...Ah sikur do të kishin efekt këto "Ah sikur-at"!

Muslim ibn Ausaxhe ishte prej banorëve vendas të Kufes dhe një prej shikoëve të hazretit Aba Abdilah Al-Husejn (a.s.). Ashtu sikurse Habib bin Mezahir, edhe Muslimi ishte prej fisit Beni Esed. Ai ishte në radhët e atyre burrave të cilët i morën besën njerëzve në favor të Muslim ibn Akilin kur ky i fundit hyri në Kufe.

Muslim ibn Ausaxhe:

Nuk mbaj mend asnjë, ditë, natë dhe madje as mëngjes që nuk e kam kaluar me dashurinë për Ehli-Bejtin e Muhamedit s.a.v.s., të Dërguarit të Allahut. Unë dhe Habib ibn Mezahir i kemi hedhur hapat tonë pas hapave të prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (a.s). Të jetojmë për të përhapur fenë e pastër të Islamit, ka qenë motoja jonë në periudhën e adoleshencës dhe rinisë sonë, prandaj, flijimi dhe martirizimi në këtë rrugë është një e ardhme me plotë dashuri dhe pasion i cili shtohet për çdo ditë e më shumë pavarësisht, pleqërisë sonë

Muslim ibn Ausaxhe ishte një burrë që kalonte netët duke adhuruar Zotin e madhëruar dhe ai gjithmonë qëndronte pranë njërës nga shtyllat e xhamisë së Kufes duke bërë adhurimin e Zotit dhe duke kryer ritualet e tjera fetare. Kur Muslim ibn Akili u detyrua të kryente veprimtarinë e tij në mënyrë të fshehur, Muslim ibn Ausaxhe u vendos me të gjithë ekzistencën e tij në shërbim të Muslim ibn Akil dhe kreu veprime të tilla si mbledhjen e ndihmave financiare, përgatitjen e armëve dhe rekrutimin e forcave të reja për kryengritje.

Muslim ibn Ausaxhe:

Më është thyer zemra... Nga ai çast të cilin lutem që të mos e kisha jetuar kurrë...

Lodhja më kishte mbetur në shpirt. Pas atij çasti, çdo thinjë që më është shtuar në mjekrën time, ishte prej turpit...pendimit...zhgënjimit.

Tani e vetmja pikë uji që e shuan etjen e këtij dëshpërimi në shpirtin tim është martirizimi. Vetëm rënia dëshmor në rrugën e Husejnit (a.s.) më çliron nga iluzionet e këtyre "Ah sikur-ave".

Ibn Zijadi i dha tre mijë dinar skllavit të tij të quajtur Mu'akil që të gjente Muslim ibn Akilin. Mu'akil u shtir si një prej myslimanëve shi'itë dhe shkoi në xhaminë e Kufes. Muslim ibn Ausaxhe pasi përfundoi namazin, Mu'akili shkoi pranë tij dhe duke qarë me dënesë, i thotë: "Kam dëgjuar se ka ardhur një përfaqësues nga i biri i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në këtë qytet dhe njerëzit po bëjnë besëlidhje me të. Unë po deklaroj besëlidhjen time, prandaj më ço pranë tij!

Muslim ibn Ausaxhe:

Ah sikur të kishin një efek këto "Ah sikur-at"! Jam lodhur nga përsëritja e të gjitha atyre ngjarjeve në kujtesën time. Ah sikur të isha ende duke u falur në xhaminë e Kufes dhe ai namaz i im të mos kishte përfunduar kurrë!

Muslim ibn Ausaxhe, pavarësisht se kishte treguar të gjithë kujdesin e nevojshëm, nuk kishte arritur ta zbulonte atë spiun dhe e kishte çuar pranë Muslim ibn Akilit. Mu'akili hyri e doli rregullisht për disa ditë në vendin ku fshihej Muslimi dhe ia raportoi të gjitha informacionet e nevojshme ibn Zijadit.

Muslim ibn Ausaxhe:

Ah sikur "Ah sikur-at" të kishin ndonjë efekt!

Sot është Ashura dhe Muslim ibn Ausaxhe lufton me të gjithë ekzistencën e tij për Husejnin (a.s.)...

Fjalët e Muslimit ia shuanin zjarrin e të gjitha dëshpërimeve të tij.

Muslim ibn Ausaxhe:

(me zë të lartë) O Aba Abdil-lah! Nuk heq dorë prej teje derisa ta ngul shtizën time në kraharorët e armiqve të tu dhe me shpatën time t'i godas ata aq shumë derisa shpata të më bie nga duart, dhe pas kësaj nëse nuk do të kem asnjë armë në duar, do ta qëlloj me gurë armikun.

Edhe kështu ndodhi!

Në fushëbetejë, Muslimi luftoi deri sa kishte jetë. Bërtiste dhe luftonte!

Muslim ibn Ausaxhe:

Unë jam nga fisi Beni Esed dhe jam burrë si luani në fushëbetejë. Ata që na bëjnë padrejtësi, janë larg rritjes dhe përkryerjes, dhe janë bërë mohues ndaj fesë së Zotit të Plotfuqishëm!

Muslimi bërtiste dhe godiste me shpatë!

Deri në çastin e fundit.

Deri në frymëmarrjen e fundit.

Deri në atë moment kur u rrëzua në tokë dhe Imam Husejni (a.s.) shkoi pranë kokës së tij dhe duke falënderuar për përpjekjet dhe veprimtarinë e tij, i tha: "Disa nga besimtarët e kanë çuar deri në fund besën e tyre dhe disa të tjetër janë në pritje të martirizimit dhe nuk e kanë ndryshuar kurrë besën e dhënë."

Muslim ibn Ausaxhe:

Këto janë momentet e mia të fundit. Ajo që m'i mbush sytë, bëhet më e ndritur moment pas momenti. Unë po shkoj drejt agimit të amshueshëm. As lodhje në trup nuk kam dhe as dëshpërim në zemër.  Tani i shikoi "Ah sikur-ave" dhe ua kthej shpinën, sepse është koha të mendoj për dritën që më mbush sytë... Tani po mendoj për kënaqësinë e Husejnit. Unë kam vendosur kokë në prehrin e Husejnit të Profetit Muhamed s.a.v.s., dhe drita ma ka mbushur të gjithë shpirtin dhe shikimin tim dhe tani nuk u jap rëndësi "Ah sikur-ave".

 

Tags