Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  6
(last modified Wed, 17 Jul 2024 19:04:25 GMT )
Korrik 17, 2024 21:04 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  6

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Zuhej ibn Ghajn.

Me emrin e Zotit!

Në këtë episod do të përshkruajmë gjendjen e Zuhejr ibn Ghajnit. Qëndroni me ne!

Karvani i Imam Husejnit (a.s.) mbërriti në ranishten Zerud. Zuhejri dhe gruaja e tij pak kohë më parë, gjatë udhëtimit kishin arritur në këtë vend dhe kishin ngritur tendën për të pushuar. Lajmëtari i Imam Husejnit (a.s.) erdhi pranë tendës së tij. Gruaja e Zuhejrit sapo kishte shtruar sofrën. Zuhejri mori në dorë kafshatën e parë. Një zë u ngrit nga prapa tendës.

-Selam o Zuhejr! Zotëria im Husejni, të ka ftuar! I biri i Fatimesë (s.a.) po të fton ta shoqërosh atë.

Zuhejrit iu dridh dora...

Edhe zemra gjithashtu...

Zuhejeri:

O Zot! Si e rrotullon tokën dhe kohën kështu? Tokën e krijuar të rrumbullakët dhe lëvizja e kohës është në dorën Tënde. Çfarëdo që të urdhërosh Ti, vetëm ajo ndodh.

Jam i çuditur...

Po çuditëm me vetën time, sepse isha i bindur se unë isha ndjekës i Uthmanit dhe jo i Aliut, mirëpo si ma rrëmbeu zemrën i biri i Aliut? O Zot! Çfarë zemre ka në kraharor Husejni që të magjeps kështu?

Të gjithë lëvizin nën një qiell...

Ashtu sikur toka dhe koha që janë në dorën Tënde, sa më shumë që të largohesh nga diçka, aq më afër saj të sjellin...

Zuhejri gjatë udhëtimit, ishte munduar ta mbante veten të fshehur nga Imam Husejni (a.s.) në mënyrë që ai të mos e ngarkonte atë me detyrën për luftë, por... lajmëtari i Husejnit me një fjali ia mori kafshatën ende pa e futur në gojë. "I biri i Fatimesë (s.a.) po të thërret që ta shoqërosh!

Zuhejri kishte mbetur i shtangur dhe pazgjidhje ndërsa që po mendonte për tokën dhe kohën.

Zuhejri:

Pas gjithë atij planifikimi dhe udhëtimi, tani jam ulur në tendën time dhe lajmëtari i Imam Husejnit (a.s.) më thërret për ndihmë. O Zot! Ti e di të fshehtën dhe unë nuk di...

Gruaja e Zuhejrit e thirri me zë të lartë e të zemëruar atë që kishte mbetur i hutuar dhe i tha: I biri i Profetit s.a.v.s. ka dërguar një përfaqësues pranë teje dhe ti nuk i kushton vëmendje!?

Zuhejri u ngrit nga vendi dhe shkoi të takonte Imam Husejnin (a.s.).

Zuhejri:

Humbja e zemrës dhe dashuria ndodh në një çast.

Dashuria nuk lë vend për diskutim.

Më pyet përse u dashurova? Të përgjigjem se dashuria nuk lë vend për pyetjen "Pse?"... Më pyet mua se si u rashë në dashuri. Unë të përgjigjem se Zoti dëshiroi dhe unë rashë në dashuri...

Mos më pyetni pse? Përveç heshtjes, buzëqeshjes dhe shikimit që tregon kënaqësinë, nuk kam fjalë tjetër për ta përshkruar.

Sot është Ashura.

Zuhejri u ndal për një çast ballë për ballë me Abasin...

Çfarë madhështie qëndron përballë tij! I vjen në mendje një kujtim dhe ia tregon Abas ibn Aliut.

Zuhejri:

Po qëndroj përballë flamurtarit të Qerbelasë...

Babai yt, prijësi i besimtarëve, i kërkoi Akilit t'i gjente një grua që të ishte nga një familje me trimëri dhe burrëri. Të jetë shtatlarte e me trup të madh në mënyrë që prej saj të lindnin djem të cilët do ta meritojnë të qëndrojnë e rezistojnë sot në Qerbela. Të jenë njerëz të pastër, të devotshëm, të denjë dhe me plotë sakrificë. Ti je një burrë trim që je ruajtur për sot. Babai yt të ka ruajtur të për Qerbelanë.

Pa Abasin, madhështia e Qerbelasë do të ishte e dobët dhe e paqëndrueshme.

Pa Abasin Qerbelaja nuk ka gjallëri.

Pa Abasin, Qerbelaja nuk mban aromë shprese...

Zuhejri:

Ende më kujtohet shumë mirë. Natën e Ashuras, Abasi u ngrit në këmbë dhe i dha forcë e zemër Imam Husejnit (a.s.): !Të shkojmë?? Tani është natë dhe errësirë...Të shkojmë?!

Mos e sjelltë Zoti atë ditë që ne të jemi dhe ti të mos jesh! Që ti të jesh dhe ne të mos shoqërojmë ty!"

Zuhejri gjithashtu u ngrit dhe tha: "Betohem në Zot se dëshiroj të vritem, të ringjallem, të vritem përsëri dhe të ringjallem përsëri mijëra herë vetëm që të jem me ty dhe në rrugën tënde sepse unë jam i dashuruar pas jetës me ty dhe vdekjes për ty dhe në idealin e tënd".

Dhe kështu ndodhi...

Zuhejri ishte mbrojtësi i Husejn ibn Aliut (a.s.). Ai ishte komandanti i krahut të djathtë të ushtrisë krenare të Imam Husejnit (a.s.). Në fushëbetejë, bërtiti me sa forcë kishte:

Zuhejri:

"Me të vërtetë, i biri i Fatimesë (s.a.) është më i merituar se ju për t'u dashur dhe për t'u ndihmuar e për t'u mbrojtur.

Zuhejri luftoi trimërisht derisa ra në tokë i plagosur e gjakosur...

Imam Husejni (a.s.) shkoi pranë trupit të gjakosur të Zuhejrit dhe tha: "O Zuhejr! Mos të largoftë Zoti nga mëshira e Tij dhe i mallkoftë përjetësisht këta njerëz që të vranë ty ashtu si Beni-israelitët".

Zuhejri:

Tani, unë, Zuhejr ibn Ghajn, pa asnjë dyshim jam në qetësinë e përjetshme. E falënderoj Zotin për gruan time që më nisi drejt kësaj qetësie! E falënderoj Zotin për Husejnin (a.s.) që e hapi zemrën për mua!

E falënderoj Zotin për vetë Atë që e rrotullon tokën dhe kohën, që sa mirë e rrotullon, sado që i kthen shpinën të mirës e begatisë, Ai përsëri t'i jep ato të mira dhe begati!

E falënderoj Zotin që më bëri të bie në dashuri pa asnjë dyshim e dilemë, pa asnjë pyetje e mëdyshje!

 

Tags