Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  7
(last modified 2024-07-18T19:10:01+00:00 )
Korrik 18, 2024 21:10 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  7

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Abas ibn Ebi Shabib.

Me emrin e Zotit!

Në epsiodin e shtatë të podkastit “Besnikët e Husejnit (a.s.)” do të përshkruajmë gjendjen e Abas ibn Shabib. Qëndroni me ne!

Abas:

Unë jam nga fisi beni Shakir, jam ndjekës besnikë i Ali ibn Ebi Talib (a.s.). Në pranimin e fesë së vërtetë të Islamit, jemi aq të qëndrueshëm dhe të palëkundur saqë Imam Aliu (a.s.) ka thënë: “Nëse do të ishin njëmijë burra nga fisi Beni Shakir, do të realizohej e drejta për adhurimin e Zotit...”

Abas ibn Ebi Shabib është një nga personalitetet e shquar shi’itë të cilin të gjithë e njihnin për adhurimin e Zotit dhe vajtimet gjatë netëve, ndërsa në trimëri dhe burrëri ishte një shembull për arabët.

Abas:

Unë nuk isha i famshëm për trimëri e burrëri. Aliu ishte trim dhe burrë me plotë kuptimin e fjalës. Unë nuk i famshëm si njeri që i kalonte netët duke vajtuar e duke adhuruar Zotin, por ishte Aliu njeriu i natës. Sepse çdo person që ndiqte rrugën e Ali ibn Ebi Talibit, në krahët e tij zhvillohej fuqia dhe në zemrën e tij rritej besimi. Ai bëhej trim. Bëhej burrë i luftës dhe e shkulte nga vendi derën e Khajbarit. Bëhej bujar dhe zemërbutë. Qante në thellësi të pusit. Aliu ishte i dashuruar te Zoti dhe unë vetëm shtiresha të bëhesha si ai. Unë vetëm me dashurinë që buronte nga zemra, mundohesha ta imitojë çdo veprim që bënte Imam Aliu (a.s.). Me shpresë që të bëhesha si ai ose të paktën t'i zhvilloja disa virtyte të tij edhe në qenien time.

Abasi, pas vdekjes së Muavije bin Sufjan, ishte njëri nga personat që u mblodhën në shtëpinë  e Mukhtarit për të bërë besëlidhje me Muslim ibn Akilit.

Abas:

Tani është koha të zbatojmë përgjegjësinë e besimtarëve të dashuruar. Shpirti i lartë i Ali ibn Ebi Talibit (a.s.), është i shqetësuar për Husejnin (a.s.). Unë jam ndjekës besnik i Aliut (a.s.) dhe shpresat e tij janë tek unë. Tek unë dhe te të gjithë ndjekësit besnikë të tij. Tani është koha e refuzimi i të gjitha dilemave dhe dyshimeve. Banorët e Kufes të gjithë vëmendjen dhe shikimin e kishin përqendruar te Muslim ibn Akilit. Por në të vërtetë, vetëm Zoti e dinte se çfarë kishin në zemrat e tyre... pasion...frikë...besim...dyshim...

Edhe unë gjithashtu duhet të thosha çfarëdo që kisha në zemrën time:

Unë nuk di se çka ka në zemrat e këtij populli dhe nuk jap premtim mashtrues nga ana e tyre. Unë flas për vendimin tim. Nëse Ehli-Bejti i Profetit s.a.v.s. më thotë të ngrihem dhe të jap jetën time për Islamin, unë jam i gatshëm. Kur më ftoni, unë e pranoj ftesën. Do të luftoj me armiqtë tuaj dhe nga kjo gjë nuk dua asgjë tjetër përveç kënaqësisë së Zotit.

Sot është Ashura...

Abas:

Paqja qoftë mbi ty o Aba Abdil-lah! Unë dëshmoj se qëndroj fuqishëm në rrugën tënde dhe të babait tënd dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë.

Abasi, pasi u përshëndet lamtumirës me Imam Husejnin (a.s.), nxiton për në fushëbetejë. Ushtarët e Umar bin Sa’ad kishin frikë të dilnin në dyluftim përball tij. Nga ushtria e jobesimtarëve, njëri bërtiti: "Unë e kam parë trimërinë e Abasit në luftëra. Ky luan i luanëve është i biri i Ebi Shabibit. Mos iu afroni në mënyrë individuale".

Abas:

Unë kërkova një kundërshtar për dyluftim, por nuk gjeta asnjë. Ushtria e mosbesimit që ishte pozicionuar kundër Husejnit të birit të Aliut (a.s.), në radhët e saj nuk kishte tjetër veç burracakëve dhe frikacakëve. Ata kishin nxjerrë shpatat prej frikës dhe shpresa e tyre më e madhe ishte një qeskë me florinj që u kishin premtuar.

Ushtria e mosbesimit e të mallkuarit Ibn Zijad, ishte një rresht pa mbarim i budallenjve të cilët nuk ishin në dijeni për shpresat tona.

Unë dhe besnikët e tjerë të Imam Husejnit (a.s.) e tjerët kërkonim me plot shpresë një kundërshtar në dyluftim dhe kjo ishte forca e shpatave tona. Shpresa tek Zoti...Me shpresën se do të shihnim edhe një herë  buzëqeshjen e Imam Aliut (a.s.)...

Abasi vazhdon:

Kjo është për arsye se Imam Aliu (a.s.) i kishte sytë me shpresë tek unë dhe besnikët e tij të tjerë që në këtë pikëllim më të madh të historisë, djali i tij të mos ketë në zemër ndjenjën e jetimit. Çdo fuqi që fshihej nën dheun e pemëve të lashta, lëshoi rrënjë tek unë i moshuari i pafuqishëm dhe e shtynte prapa të frikësuar ushtrinë frikacake të Umar bin Sa’ad. Për burrin është mjaftueshëm e turpshme që të tallet dhe të kujtohet në histori si frikacak. Mjafton që kjo ushtri e rrugës së gabuar e  përbërë prej tridhjetë mijë frikacakëve të kujtohet në histori me tallje.

Umar ibn Sa’ad dha urdhër që ta qëllojnë Abasin me gurë. Ndërkohë Abasi Kur e pa këtë gjendje, e hodhi në tokë helmetën dhe mburojën e tij dhe vërshoi drejt tyre.

Abas: . Për burrin është turp i madh që të bëhet objekt talleje dhe të kujtohet në histori si frikacak.

Abasi u rrëzua në tokë i plagosur pas sulmeve të shumta të armikut...

Abas: Dëgjoja zërin e frikacakëve ku gjithsecili bërtiste: Unë e vrava Abasin...E vrava unë Abasin...Unë...

Unë shikoja me ironi marrëzinë e tyre kurse buzëqeshja me gjendjen time të gëzueshme... Sepse pas disa çastesh, do të largohesha nga kjo botë, do të çlirohesha nga malli që  ndjeja. Do të mbetem unë dhe shikimi i Aliut (a.s)...

 

Tags