Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  9
(last modified 2024-08-18T13:37:08+00:00 )
Gusht 18, 2024 15:37 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)”  9

Përshkrimi i gjendjes së Enes bin Harith Kaheli Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Enes bin Harith Kaheli.

Me emrin e Zotit!

Në episodin e nëntë të podkastit “Besnikët e Husejnit (a.s.)” do të përshkruajmë gjendjen e Enes bin Harith Kaheli në ditën e Ashuras. Qëndroni me ne!

Enes: Unë isha shoqërues dhe ndjekës i pandashëm i Imam Aliut (a.s.). Po zhvillohej lufta e Sifinit dhe ishin duke avancuar në bregun e Eufratit për të luftuar Muavijen. Udha jonë kalonte nga Qerbelaja. Imam Aliu (a.s.), Prijësi i Besimtarëve, ngriti tendën në atë zonë. Kur u mbajt namazi i sabahut, Imam Aliu (a.s.) i cili të qarat e zemrës së tij ia linte thellësive të puseve në mes të netëve, mirëpo në atë rast në sy të ushtrisë së tij prej gjashtëdhjetë mijë ushtarësh vendosi ballin e tij në tokë dhe qau. Më pas, mori një grusht dhe nga toka e Qerbelasë, i mori erë dhe tha: “Këtu është vendi ku do të vritet biri im, Husejni. Prandaj tregohuni të vëmendshëm dhe përkraheni atë, dhe mos dilni kundër tij.”

Unë Enes bin Harith Kaheli, Unë isha shoqërues dhe ndjekës i pandashëm i Imam Aliut (a.s.).

Enes bin Harith Kaheli ka qenë një nga sahabët e mëdhenj të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe ishte një prej shoqëruesve besnikë të Imam Aliut (a.s.). Ai dhe babai i tij ishin prej myslimanëve të parë në fillimet e Islamit dhe prej sahabëve të “suf-fe”(që jetonin në një pjesë të ndarë të xhamisë së Profetit s.a.v.s. në Medine). Ai ka marrë pjesë përkrah Profetit Muhamed s.a.v.s. në luftën e Bedrid dhe Hunejnit. Enes bin Harith ishte mjaft i respektuar në shoqëri. Kur mësoi se Imam Husejni (a.s.) kishte shkuar në Qerbela, natën doli nga Kufa, shkoi në drejtim të Qerbelasë dhe iu bashkua Imam Husejnit (a.s.).

Enes: Unë kam qenë duke pritur...Kam qenë në pritje...Kam qenë në pritje të zbatoja zotimin dhe obligimin tim ndaj Imam Husejnit (a.s.) në mbrojtje të Islamit...Kam qenë në pritje të zbatoja porosinë e babait të tij, Aliut (a.s.).

Unë kam parë të qarën e atij burri të madh të kësaj bote në Qerbela. Kjo botë kur ka mbajtur ndonjëherë moment më të hidhur se ky në gjirin e saj? Qielli pikonte gjak nga të qarat e Imam Aliut. Toka digjej si një hekur i shkrirë nga të qarat me të dënesë të Imam Aliut (a.s.). Dhe koha, edhe nëse kalon tek e nesërmja sa hap e mbyll sytë, është më e pikëlluar se pikëllimi i Aliut (a.s.). Kur qan burri, koha ndalon...

Sepse Aliu ishte forca e gjunjëve të çdo burri të fortë dhe të çdo myslimane luaneshë. Aliu ishte buzëqeshja e fëmijëve jetimë. Aliu ishte shtylla e qetësisë së çdo njeriu të trazuar.

Më vjen një kujtim në mendje. Një fjalë e Imam Aliut (a.s.) kur i drejtohet Muhamed Hanifes duke i thënë: “Edhe nëse malet të shkulen nga vendi i tyre, ti mos lëviz nga vendi yt! Shtrëngoji dhëmbët (bëj durim)! Mbështetu te Zoti për të forcuar durimin dhe qëndresën. Nguli këmbët si gozhdë në tokë! Shtroje shikimin dhe shikoje armikun deri në pikën më të largët dhe mbuloje shikimin nga armiku. Mos u frikëso nga shkëlqimi i shpatave dhe numri i ushtarëve të armikut dhe dije se fitorja është vetëm e vetëm nga ana e Zotit të Lartmadhërishëm".

Burri kur të qajë...

Sot është Ashura...

Enes bin Kaheli fali namazin e drekës. I mori leje Imam Husejnit (a.s.) që të dalë në fushëbetejë dhe të luftojë me armikun. Në atë moment, kërkoi një leckë që të lidhte ballin në mënyrë që të ngrinte lart rrudhat e ballit që ia mbulonin sytë nga pleqëria. Me të parë këtë skenë, Imam Husejni (a.s.) qau dhe tha: “O shejkh! Zoti e pranoftë luftën tënde të shenjtë!".

Enes: Armiku nuk duhet të gëzohet me të dridhurat që pleqëria ua dhuruar duarve të mia. Amriku nuk duhet të marrë zemër e të bëhet luan për shkak të thinjave që më kanë mbuluar kokën dhe fytyrën. Unë nuk i hipi kalit me gjunjë të përthyer. Thërras “O Ali” dhe Zoti hedh në tasin e gjunjëve të mi lëngun e fuqisë. Unë nuk e kap në dorë shpatën me gishtërinjtë që më dridhen, kam një zotim e përgjegjësi mbi supe. E kam amanet nga Aliu që sot, në ditën e Ashurasë ta mbroj djalin e tij. Duaja që kam thënë gjatë jetës sime në namazin e agimit, është kjo: “O Zot, mos më turpëro para Imam Aliut!”

O Zot! Unë i harroj ndërsa ti m’i sjell në mendje të gjitha lutjet e bukura...

O Zot! Sot ma ke shpalosur argumentin tënd me forcën e gjunjëve dhe me fuqinë e krahëve...

Unë po shkoj që ta zbatoj premtimin dhe zotimin tim në fushëbetejë dhe Aliu të mos qëndrojë më duke pritur.

Enesi doli në fushëbetejë. Bërtiti dhe nxori shpatë...

Vrau disa persona nga ushtria e Umar ibn Sa’ad dhe pas një luftimi burrëror, gjeti pushimin e vet në prehrin e martirizimit.

Enes: Sa bukur është...Për ndjenjën e krahëve të lehta e kam fjalën. Kur nuk ke më asnjë përgjegjësi mbi supe. Ke jetuar...Mirë ke jetuar...Edhe tani në shtrat të vdekjes, asgjë nuk të tërheq drejt dheut dhe merr frymë me krahë të lehta në qiell.

Mendoj me veten: “Po të mos ishte Aliu...ku do t’i kisha këto krahë të lehta? Po unë ku do isha?”

 

Tags