Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)” 10
(last modified 2024-08-18T14:13:33+00:00 )
Gusht 18, 2024 16:13 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)” 10

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Said ibn Abdullah Hanefi.

Me emrin e Zotit!

Në episodin e dhjetë të podkastit “Besnikët e Husejnit (a.s.)” do të përshkruajmë gjendjen e Said ibn Abdullah Hanefi në ditën e Ashuras. Qëndroni me ne!

Said:

A iu ka ndodhur ndonjëherë t’iu çmendë një melodi, t’iu kënaqë dhe t’iu qetësojë aq shumë sa të lehtësoheni fare? T’ua lehtësojë të gjitha qelizat tuaja dhe të ndjeheni sikur nuk jeni mbi tokë...

Në këtë gjendje, sikur zemra ua kaplon të gjithë ekzistencën tuaj dhe në mendjen tuaj nuk ka më asnjë fjalë. Nuk mendoni më për asgjë! Të mos mendosh është një mirësi me vlerë që ju bie për pjesë vetëm kur ju çmend ndonjë melodi e veçantë.

Si ninullat e nënës...

Si ezani i drekës...

Të gjithë thonë se si mundet që një njeriu t’i dridhet zemra dhe të dashurohet?

Unë them me melodinë që ju çmend!

Si ninulla e nënës...

Si ezani i drekës...

)sekuencë e zërit të ninullës dhe ezanit që shkrihen dhe përzihen me njëra tjetrën)

Said ibn Abdullah Hanefi ishte njëri nga personalitetet shi’ite të Kufas dhe personi që i dha letrën e fundit të popullit të Kufes Imam Husejnit (a.s.) si një lajmëtar në Meke. Imam Husejni (a.s.) i dha atij lejen për t’u kthyer në atdhe. Said ibn Abdullahi këmbënguli të qëndronte me të dhe tha: “Betohem në Zot se edhe po ta di që do të vritem, pastaj do të ringjallem, dhe pastaj do të më djegin dhe hirin do të ma shpërndajnë në ajër, dhe këtë gjë ta përsërisin shtatëdhjetë herë, kurrë nuk do të ndahem prej teje derisa të jap jetën në rrugën tënde. Përse të mos e bëj këtë ndërkohë që vdekja apo vrasja vetëm një herë ndodh dhe pas saj ka një madhështi pa fund?!"

Unë isha ai që i dërgoja letrat Imam Husejnit (a.s.). I dërguar...Lajmëtar...Përcjellës i habereve...E zbukuroja kalin tim me një shpresë, me mesazhin e gëzueshëm që t’ia hiqte lodhjen e rrugës.

Unë isha korrieri i letrave të Imam Husejnit (a.s.).

Edhe po të lë mënjanë garantimin me gjak të ruajtjes dhe dërgimit në kohë të letrës....takimi me Imam Husejnin (a.s.), kryerja e obligimeve dhe ritualeve të Haxhit prapa tij, lidhja në namaz pas tij, këndimi i lutjeve së bashku me të gjatë qëndrimit në Arafat...

Unë isha nisur në rrugë për t'u bashkuar me Imam Husejnin (a.s.) që me të të shkoj në përjetësi.

Askush nuk e ka dhënë lajmin e mirë të vdekjes së të mallkuarit Muavije ibn Ebu Sufjanit nëpër rrugët kalimtare ashtu si unë. U nisa që të jap lajmin e mirë se populli i Kufes ishte duke pritur krahëhapur atë në mënyrë që Imam Husejni (a.s.) të buzëqeshte...

Imam Husejni (a.s.) të buzëqeshte dhe mua të më largohej lodhja.

Por u mërzita për shkak të burracakërisë dhe tradhtisë së popullit të Kufes... Më mbeti lodhja në trup nga injoranca dhe mosrespekti i banorëve të atdheut tim.

Kujt po ia mbyllni derën e shtëpisë suaj? Po atij të cilin e keni ftuar? Mjerë për ju që e turpëruat veten në sytë e botës! Mjerë për ju për këtë bark të thatë dhe këtë mungesë furnizimi!

Dhe bëtë që lodhja të më kaplojë shpirtin mua dërguesit të letrave...

Saidi ishte një burrë që mësonte burrërinë...Niveli i dashurisë së tij për Imam Husejnin (a.s.) ishte i atillë që e solli atë dy herë nga Kufa në Mekë. Herën e parë i solli Imam Husejnit (a.s.) letrën e popullit të Kufes në Meke, dhe herën tjetër dërgoi letrën e Muslim ibn Akilit nga Kufa në Meke.

Saidi as nga gjatësia e rrugës nuk u mërzit dhe as nga lodhja prej udhëtimit dhe largësia nga familja...

A keni qëndruar në këmbë ndonjëherë për namaz deri më tani? Për një namaz me xhemat... të kryesuar nga i biri i Fatimesë (s.a.)?

Allahu është më i Madhi! Që nuk ka fund! Koha ndalon së ecuri. Mbeteni ju dhe Zoti...

Allahu është më i Madhi...

Që nuk ka fund...

Është mesdita e Ashurasë. Dielli ndodhet në zenit dhe i thërret myslimanët t’i bëjnë sexhde Zotit. Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij të mbetur janë ngritur për të falur namazin, por si mund ta përfundonin atë kur armiqtë kishin filluar të sulmonin me shigjeta në drejtim të tyre?

(sekuenca e lëshimit të shigjetës dhe bërtitja e një burri që plagoset)

Said:

Po qëndronin të gjithë duke falur namazin. Unë kisha marrë në dorë mburojën në mënyrë që të mbrojë ceremoninë e faljes së namazit...sepse kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) nuk ishte për gjë tjetër veçse kryerjes së namazit...

Namazlinjtë falnin namazin dhe unë lutesha: “O Zot! Dërgoji përshëndetjen time Profetit Muhamed (s.a.v.s.) dhe bëje me dije për dhimbjen që më ka kapluar!"

Imam Husejni (a.s.) i drejtohet shokëve të tij: “O trima! I Dërguari i Allahut (a.s.) i ka sytë tek rruga jonë dhe na jep lajmin e mirë për parajsën. Prandaj mbrojeni fenë e Zotit dhe largojeni armikun nga të afërmit e të Dërguarit të Tij.”

Said:

Të gjithë së bashku kishim një besim: “Jetët tona sakrifikohen për ju dhe gjaku ynë ruan gjakun tuaj. Betohemi në Zotin një, për sa kohë të kemi gjak në trup, juve dhe familjes suaj nuk do t’i vijë asnjë e keqe!”

Namazi përfundoi. Aq shumë shigjeta ishin ngulur në trupin e Saidit sa që pas namazit, ai u rrëzua në tokë pa shpirt. Dërguesi i letrave këtë radhë kishte marrë udhën drejt parajsës.

I kishte mbetur diçka pa ia thënë Imam Husejnit (a.s.) dhe i la të prisnin engjëjt e afrimit. I hapi sytë, shikoi tek sytë e Imam Husejnit (a.s.) dhe tha: “A e mbajta besën time o i biri i të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.)? A i qëndrova besnik besës sime?"

Në përgjigje, Imami Husejni (a.s.) i tha: “Po. Ti do të shkosh para meje në parajsë.”

Me ngadalë Saidi i mbylli sytë me mendjen e qetë dhe i kënaqur. Në fytyrën e tij të pajetë, kishte zënë vend buzëqeshja.

Said:

A iu ka ndodhur ndonjëherë t’iu çmendë një melodi, t’iu kënaqë dhe t’iu qetësojë aq shumë sa të lehtësoheni fare? T’ua lehtësojë të gjitha qelizat tuaja dhe të ndjeheni sikur nuk jeni mbi tokë...

Unë jam Said ibn Abdullah Hanefi...

Çfarëdo që më ka ndodhur, nuk është asgjë veç dashurisë...

Të gjithë thonë se si mundet që një njeriu t’i dridhet zemra dhe të dashurohet?

Unë them me melodinë që ju çmend!

Si ninulla e nënës...

Si ezani i drekës...

 

 

 

Tags