Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)” 11
(last modified 2024-08-18T15:05:35+00:00 )
Gusht 18, 2024 17:05 Europe/Tirane
  • Podkasti “Besnikët e Husejnit (a.s)” 11

Programi serik “Besnikët e Husejnit (a.s)” është përgatitur në formën e një podkasti radiofonik në 12 episode, dhe i kushtohet prezantimit të disa prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s). Në këtë episod do të njihemi me biografinë e Haxhaxh bin Masruk Al-Xhu'fi.

Me emrin e Zotit!

Në episodin e njëmbëdhjetë të podkastit “Besnikët e Husejnit (a.s.)” do të përshkruajmë gjendjen e Haxhaxh bin Masruk Al-Xhu'fi në ditën e Ashuras. Qëndroni me ne!

Haxhaxh:

A e keni përjetuar ndonjëherë këtë moment?

Në prag të perëndimit...ju jeni në vetminë tuaj...Ia keni ngulur sytë qiellit i cili errësohet nga çasti në çast. Hija e një palme të madhe, përbuz vetminë dhe pafuqinë tuaj. Jeni ju, vetmia dhe pafuqia juaj...

Nga larg ju vjen në veshë zëri i ezanit.

Jeni ju...vetmia, pafuqia juaj... dhe Zoti.

A e keni përjetuar ndonjëherë këtë moment?

Të jeni ju dhe Zoti...

Unë jam ai person që kur qielli ndahet në dy pjesë, të errët dhe të ndritur, ngjitem mbi çdo kodër e terracë që të Madhëroj Zotin. Me sa frymë të kem...me sa zë të kem...

Unë e thërras Zotin me Madhërinë e Tij... Ia ngul sytë qiellit që në heshtje shkon nga ndriçimi në errësirë. I habitur dhe i mahnitur, mbledh zërin dhe e thërras Zotin me Madhërinë e Tij.

Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi...

Se mos ndoshta diku larg të dridhet ndonjë zemër...e një vesh të dëgjojë me padurim dhe të realizohet dëshira.

Unë jam Haxhaxh bin Masruk Al-Xhu’fi.

Haxhaxh bin Masruk Al-Xhu’fi ishte njëri prej shi’itëve të Kufas dhe prej ndjekësve të Imam Aliut (a.s.). Kur Imam Husejni (a.s.) u nis nga Medina për në Meke, ai gjithashtu shkoi nga Kufa në Meke dhe u bashkua me karvanin e Imam Husejnit (a.s.). Haxhaxhi ishte myezini i Imam Husejnit (a.s.) në udhëtimin nga Meka për në Qerbela.

Haxhaxh:

Unë mezi pres të agojë dita. Po të më pyesni mua se nga çfarë kam pasur më shumë frikë në jetë, do të përgjigjem: “Gjatë gjithë jetës, frika ime ishte kjo që të agojë dita dhe unë të kem mbetur në gjumë në shtrat. Frika ime ishte mos dija...që gjumi të mos më dilte nga sytë nga pragu i mëngjesit deri në prag të perëndimit. Të ketë rënë muzgu dhe dielli ta ketë çuar shikimin e tij nga banorët e tokës prapa malit, dhe unë të jem ende në përgjumje dhe plogështi. Kjo është frika ime. Kjo që të mos e thërras Zotin...”

Vazhdim: “Zotin duhet ta thërrasësh edhe haptazi edhe fshehurazi. Aq fshehurazi sa të kalojë nga zemra dhe mos të mbërrijë tek gjuha jote. Dhe aq haptazi saqë ende pa lindur dielli, të jesh ngjitur mbi çdo kodër apo terracë dhe të thërrasësh derisa tokës t’i humbasë ngjyrimi i prehjes.”

Vazhdim: “Unë u bëra bashkudhëtar me Imam Husejnin (a.s.) që ta vdes frikën e disa viteve në zemrën time. Të jem i sigurt që përgjumja e mëngjesit nuk do të më mashtrojë dhe në perëndim të mos e qortoj veten me përtaci.”

Unë jam robi më zgjuar i Zotit tim që jam bërë bashkudhëtar i Imam Husejnit (a.s.).

Kur i hedh hapat me Imam Husejnin (a.s.), e anashkalon çdo frike që ke në zemër...

Dhe unë, me hedhjen e hapave pas Imam Husejnit (a.s.), e zbardh fytyrën time përballë Zotit sepse asnjë namaz i agimit nuk më humbet dhe nuk kam kaluar asnjë moment të agimit të diellit në  shtratin e gjumit.

Vazhdim: “Unë isha Bilali i karvanit të Qerbelasë.”

Karvani po kalonte vend pas vendi derisa mbërriti në vendin Dhu Husam dhe u përball me ushtrinë e Hurrit. Mbërriti koha e namazit dhe Imam Husejni (a.s.) i kërkoi Haxhaxhit të këndonte ezanin. Haxhaxhi, kur mbërrinte tek emri i Muhamedit (s.a.v.s.) iu dridhte zëri. I dhimbsej Imam Husejni (a.s.)...

Ekoja e këndshme e ezanit të Haxhaxhit e çoi Hurrin në një dilemë që cilën anë të zgjidhte. Të shkonte në drejtim të ndriçimit apo errësirës.

Tani...është mesdita e Ashurasë.

Imam Husejni (a.s.) thirri Haxhaxhin që të këndojë ezanin, i cili ishte ezani i fundit i Haxhaxhit.

Haxhaxh:

E kondoja ezanin dhe në vetveten time ndjehesha keq. Një zë nga brenda kishte filluar të më tingëllonte dhe më përsëritej vazhdimisht: “Ezani i fundit"...

Haxhaxh:

Ezani i fundit...

Haxhaxh:

Ky ishte ezani më melodik i këtij robi me zemër të thyer.

Pas namazit, Haxhaxhi doli në fushëbetejë. Këtë radhë, myezini i Qerbelasë sillej rrotull dhe luftonte në fushëbetejë. Por nuk bënte thirrje heroike për luftë!

Haxhaxh:

Mu thye zemra! Vetëm se më kaloi në mendje që nuk do të thërras më ezan, zemra m’u thye.

Për sa të kem frymë, do të thërras ezanin. Më ka marrë malli të thërras Zotin. Sikur të kem qenë gjithë jetën time i shtrirë në shtrat dhe Zoti të jetë i saponjohur për mua...Më ka marrë malli të thërras Zotin.

A e keni përjetuar ndonjëherë këtë moment? Të jeni ju dhe Zoti...

Haxhaxhi nuk dëshironte ta pranonte, por nuk kishte rrugëzgjidhje. I rridhte gjaku nga koka dhe më nuk i kishte mbetur fuqi në trup. E kthehu kokën nga fushëbeteja për nga Husejn ibn Aliu (a.s.) dhe tha: “U sakrifikofsha për ty! O udhëzues dhe i udhëzuar!”

Haxhaxh:

Hujseni na kishte çliruar... nga përtacia, nga përgjumja në agim... nga gjumi i neglizhencës gjatë gjithë jetës.

Haxhaxh kishte mbetur i shtrir dhe i pajetë në pluhurin e shkretëtirës së Qerbelasë dhe kishte marrë jetë të re në qiell. Pas martirizimit të Haxhaxhit, Imam Husejni (a.s.) qëndroi në mesin e tollovisë së pa qetë të Qerbelasë dhe thirri:

Allahu është më i Madhi...

Allahu është më i Madhi...”

Haxhaxh:

Unë e dëgjoja zërin e ezanit të prijësit tim Husejnit (a.s.)... E madhëronte Zotin me zemrën e tij të pikëlluar. Tash kisha mbetur unë, vetmia ime dhe Zoti...Një zë po thërret ezanin nga larg dhe unë sikur e kam kryer detyrën...

 

 

Tags