"Parlamenti Kur'anor i Botës Islame", propozimi i Iranit në Forumin e Myslimanëve për Mbështetjen e Paqes
(last modified 2024-09-22T15:11:40+00:00 )
Shtator 22, 2024 17:11 Europe/Tirane
  • \\\
    \\\"Parlamenti Kur\\\'anor i Botës Islame\\\", propozimi i Iranit në Forumin e Myslimanëve për Mbështetjen e Paqes

Parstoday- Kreu i Organizatës Islamike të Kulturës dhe Komunikimit të Iranit në takimin e 20-të të Forumit Ndërkombëtar Mysliman në Moskë, deklaroi: "Meqenëse libri ynë i shenjtë është një pararojë e paqes dhe miqësisë, unë rekomandoi krijimin e Parlamentit Kur'anor të botës islame për të mbështetur paqen me bashkëpunimin e vendeve myslimane".

Mohammed Mahdi Imanipur, kreu i Organizatës së Kulturës dhe Komunikimit Islam të Iranit, në takimin e 20-të të Forumit Ndërkombëtar Musliman në Moskë, i cili u mbajt me pjesëmarrjen e figurave fetare nga 48 vende dhe në të njëjtën kohë me Javën e Unitetit dhe përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.v.a.s., vuri në dukje se ky forum është një mundësi e çmuar për forcimin e afrimit të shkollave islame dhe për promovimin e paqes.

Sipas ParsToday, Z. Imanipur në këtë takim dënoi gjithashtu krimet e kryera nga sionistët kundër popullit të shtypur të Palestinës dhe e konsideroi heshtjen e shteteve perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj krimeve të Izraelit si tregues të standardeve të dyfishta të të drejtave të njeriut.

Kreu i Organizatës së Kulturës dhe Komunikimit Islamik të Iranit vuri në dukje në këtë takim se dijetarët islamë dhe udhëheqësit fetarë kanë një përgjegjësi të madhe në këtë moment kohor, si në fushën e vetëdijesimit të masave të gjera të publikut dhe të deklarimit të fakteve ashtu edhe në fushën e përpjekjeve për të vendosur një paqe të drejtë.

Në fund, Imanipur u shpreh optimist se rezultatet e këtyre dialogjeve mund të bëhen bazë për vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, veçanërisht në zonat e goditura nga kriza si Rripi i Gazës.

Ky takim u mbajt në Xhaminë e Madhe të Moskës me praninë e zyrtarëve fetarë, politikë dhe kulturorë nga vende të ndryshme islame.

 

Tags