-
Garda Revolucionare kap cisternën britanike në Ngushticën e Hormuzit
Korrik 19, 2019 16:44Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik raportuan arrestimin e një cisterne britanike në Ngushticën e Hormuzit.
-
Amerika mbështet trafikun ilegal të naftës në gjirin Persik
Korrik 19, 2019 03:27Pas publikimit të lajmit për bllokimin e një anije me 1 mijë ton naftë që trafikohej ilegalisht në gjirin Persik, e cila u bllokua nga forcat detare të gardës revolucionare të Iranit, Departamenti Amerikan i Shtetit doli me një deklaratë ku thuhet se ky veprim i Iranit bie nesh me normat e lëvizjes së lirë të anijeve në rajon dhe ka kërkuar lirimin e anijes në fjalë.
-
Irani ndihmon cisternën e Emirateve
Korrik 17, 2019 04:31Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se forcat detare të Iranit kishin ndihmuar një cisternë të huaj të naftës në Gjirin Persik pas marrjes së një kërkese për ndihmë nga anija.
-
Britania të lirojë menjëherë cisternën iraniane të naftës
Korrik 14, 2019 05:13Ndërkohë që veprimi i Britanisë në kapjen e cisternës iraniane të naftës në Ngushticën e Gjibraltarit mban gjurmët e një dëshire për të sabotuar tranzitin e lirë të energjisë, është gjithashtu e vërtetë që pala angleze nuk e bën këtë me dëshirën e zemrës dhe se sikleti i Londrës është shumë i dukshëm.
-
Zarif në bisedë me Hunt: Irani do të shesë naftën e tij në çdo rrethanë
Korrik 14, 2019 03:43Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif i ka bërë thirrje Britanisë që të përshpejtojë përpjekjet për lirimin e një tankeri iranian të naftës të mbajtur në territorin britanik të Gjibraltarit që nga fillimi i këtij muaji.
-
Musavi: Anglia duhet ta lirojë sa më shpejtë anijet transportuese të naftës iraniane
Korrik 12, 2019 09:06Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se pretendimet e Anglisë rreth ndaljes së anijes transportuese të naftës së Iranit në ngushticën e Gjibraltarit nga aspekti juridik nuk janë të besueshme dhe për këtë arsye kjo anije transportuese e naftës duhet të lirohet sa më shpejtë.
-
Komandanti Iranian: Britania e Madhe, SHBA do të pendohen keq për konfiskimin e tankerit
Korrik 11, 2019 17:14Zv/Komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit paralajmëroi se Britania dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të pendohen keq për konfiskimin e supertankerit që transportonte naftë iraniane.
-
Irani paralajmëron Britaninë për 'pasojat' e sekuestrimit të tankerit të naftës
Korrik 10, 2019 16:50Presidenti iranian Hasan Ruhani paralajmëroi Britaninë për "pasojat" e sekuestrimit të një supertankeri iranian të naftës në Ngushticën e Gjibraltarit.
-
Sekuestrimi i një transportuesi nafte në rrugën e tij drejt Sirisë përmes Ngushticës së Gjibraltarit është një tejkalim mase në mbytjen e popullit dhe dyfishon vuajtjet e tij
Korrik 10, 2019 07:23Sekuestrimi i një transportuesi nafte në rrugën e tij drejt Sirisë përmes Ngushticës së Gjibraltarit është një tejkalim mase në mbytjen e popullit dhe dyfishon vuajtjet e tij. Pse e fajësojmë Egjiptin, i cili pengoi kalimin e cisternës përmes Kanalit të Suezit duke iu përmbajtur bllokadës evropiane jondërkombëtare? Si kontribuon ky hap në përshkallëzimin e tensionit në Gjirin Persik?
-
Çfarë i pret "piratët" e Madhërisë së Saj?
Korrik 07, 2019 17:05Kanë kaluar katër ditë pasi "piratët" e Madhërisë së Saj Elizabeta II, me urdhër të amerikanëve dhe izraelitëve, vazhdojnë të mbajnë në mënyrë të paligjshme një supertanker me rreth 2 milionë fuçi naftë iraniane në bord.