Erdogan afrohet me Rusinë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi
(last modified Sat, 23 Jul 2016 10:05:38 GMT )
Korrik 23, 2016 12:05 Europe/Tirane
  • Erdogan afrohet me Rusinë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan, është duke rindërtuar marrëdhëniet e tij me Rusinë, pas dështimit të grusht shtetit të mbështetur nga CIA kundër qeverisë së tij, thotë analisti politik amerikan E. Michael Jones.

Jones i cili është edhe redaktor i revistës Kultura e Luftërave, i bëri këto komente në një intervistë telefonike me kanalin televiziv Press TV, derisa ishte duke komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Sirisë, për të dëmtuar rrjetet financiare  të qeverisë së presidentit sirian Bashar Asad. Departamenti amerikan i thesarit të enjten i ka përfshirë tetë persona dhe shtat subjekte juridike në listën e zezë të sanksioneve, që synon të dobësojë sistemin financiar të Sirisë. Këto sanksione ndaj Sirisë vijnë në një kohë kur dështoi grusht shteti në Turqi, tha Jones. "Tani jemi duke e parë një ndryshim të aleancave në Lindjen e Mesme. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pasi i mbijetoi grusht shtetit, që shumë kush thotë se është frymëzua nga Perëndimi dhe nga CIA, tashmë është duke rindërtuar marrëdhëniet e tij me Rusinë", deklaroi Jones. "Kjo do të ndryshojë të gjithë tenorin e luftës në Siri", deklaroi ky analist politik amerikan. Që nga marsi i vitit 2011, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj rajonalë, në veçanti Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, janë duke zhvilluar një luftë proksi kundër Sirisë.Konflikti në Siri ka lënë më shumë se 470.000 sirianë të vdekur dhe gjysma e popullsisë së vendit prej rreth 23 milionë janë zhvendosur brenda ose jashtë kufijve të këtij vendi arab. Në shtator të vitit 2014, SHBA-ja dhe disa prej aleatëve të saj kanë filluar kryerjen e sulmeve ajrore brenda Sirisë kundër terroristëve të ISIS, ku shumë prej të cilëve janë trajnuar fillimisht nga CIA për të luftuar kundër qeverisë siriane. Në shtator të vitit të kaluar Rusia nisi sulmet ajrore kundër terroristëve në Siri, sulme të cilat janë duke vazhduar akoma. Fushata ruse, sipas shumë analisteve është për të shkatërruar shtyllën kurrizore të ISIS dhe militanteve tjerë. Jones deklaroi: "Unë dyshoj se këto sanksione janë reagim ndaj asaj që presidenti Erdogan vetëm e bëri në Turqi, një tentim për të rivendosur iniciativën e tyre në Siri në një kohë kur ka ndodhur një copëtim për shkak të grusht shtetit në Turqi". Autoritetet turke kanë fajësuar klerikun opozitar Fetullah Gulen i cili jetën në Pensylvania të SHBA për përpjekje për grusht shtet, ku mbetën të vrarë të paktën 265 persona. Turqia ka kërkuar nga SHBA ekstradimin e Gulen dhe Uashingtoni ka deklaruar se do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë, duke sugjeruar aleatin e saj të NATO-s që akuzat për përfshirje të SHBA në këtë komplot janë "krejtësisht të rreme" dhe janë të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe. Tentimi për  grusht shtet i ka komplikuar operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Siri. Turqia ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët ushtarak si dhe bazën ushtarake Inxhirlik, një pikë nga ku kanë nisur sulmet ajrore amerikane kundër pozicioneve të supozuara të ISIS.

 

Tags