Dhjetor 10, 2020 13:46 Europe/Tirane
  • Kompania e linjave ajrore të Bahrejnit nënshkruan 5 marrëveshje me regjimin sionist

Kompania e linjave ajrore të Bahrejnit gjatë vizitës së një delegacioni ekonomik të Manamas në Palestinën e pushtuara, ka nënshkruar pesë marrëveshje me kompanitë sioniste.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjatë vizitës së një delegacioni ekonomik të Bahrejnit në Palestinën e pushtuar, kompania e linjave ajrore të Bahrejnit “Gulf Air” dje ka nënshkruar pesë marrëveshje me disa kompani sioniste.

Bahrejni dhe regjimi sionist në shtator të këtij viti ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe zyrtarisht ka filluar marrëdhëniet zyrtare me regjimin sionist. Të dy palët kanë rënë dakord për zhvillimin e 14 udhëtimeve ajrore në mënyrë javore mes Manamas dhe aeroportit të Tel Avivit, mirëpo akoma nuk është deklaruar se kur do t’ fillojë kryerja e këtyre fluturimeve.

Dy javë më parë gjithashtu një delegacion i Bahrejnit pas takimit me autoritetet e regjimit sionist në Kodsin e shenjtë, ka nënshkruar tre memorandume për bashkëpunim në fusha të teknologjisë dhe ambientalizmit.

 

Tags