Kryeministri i Irakut thekson zhvillimin e dialogut kombëtar dhe bashkëpunimit rajonal
(last modified Mon, 08 Mar 2021 14:13:02 GMT )
Mars 08, 2021 15:13 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut thekson zhvillimin e dialogut kombëtar dhe bashkëpunimit rajonal

Kryeministri i Irakut ka paraqitur një plan për fillimin e dialogut kombëtar dhe bashkëpunimit me vendet e rajonit për forcimin e paqes dhe stabilitetit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, ditën e hënë në fjalën e tij me rastin e përfundimit të vizitës historike të Papa Françesko në Irak, ka theksuar: “Kjo vizitë është një kthesë dhe periudhë e rëndësishme në historinë e Irakut e cila ka paraqitur natyrën dhe qenien e vërtetë të popullit të Irakut para të gjithë botës dhe mesazhi i Papa Françesko ka arritur në të gjithë botën së bashku me vullnetin e popullit të Irakut”.

Al-Kadhimi ka thënë: “Qeveria e Irakut që nga koha e formimit, ka synuar ringjalljen dhe rregullimin e marrëdhënieve të jashtme të Irakut dhe është munduar të rigjejë vendin e natyrshëm të këtij vendi në rajon dhe në botë dhe në lidhje me këtë ka bërë hapa të rëndësishëm që vizita e Papa Françesko në Irak gjithashtu forcën qëndrimin e Irakut në këtë drejtim. Iraku pavarësisht vështirësive dhe sfidave, sot ndodhet para një rasti të vërtetë për të rigjetur rolin e vet historik në rajon dhe në botë dhe në këtë kuadër prezanton një plan për dialog kombëtar i cili tregon kërkesat e popullit të Irakut”.

Al-Kadhimi në vazhdim u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, aktivistëve qytetar, të rinjve protestues dhe opozitarëve të qeverisë dhe ka kërkuar nga të gjitha ata që me përgjegjësi të ulën në tryezën e dialogut dhe t’i vendosin interesat kombëtar prioritet të parë të tyre dhe të distancohen nga diskursi i tensioneve duke i dhënë qeverisë hapësirë dhe kohë të mjaftueshme për rindërtimin e vendit dhe për organizimin e zgjedhjeve të bazuara mbi baza të shëndosha.

Mustafa Al-Kadhimi gjithashtu ka kërkuar nga të gjithë popujt vëllezër, miq dhe fqinjë të Irakut që të forcojnë vlerat e paqes dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit sepse hija e luftës, mosmarrëveshjet dhe konfliktet nuk janë në interes të popujve të rajonit dhe duhet të largohen nga rajoni.

Tags